Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima.

Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

Policia njoftoi se deri në mesditën e datës 26 qershor ishin identifikuar 16 gra, në emër të të cilave ishte marrë kredi, ndërkohë që siç mëson Skyweb.al, janë të paktën 23 gra që janë mashtruar dhe është marrë kredi në emër të tyre pa qenë ato prezente.

Skyweb.al mësoi se institucioni financiar ku janë tërhequr kreditë është IUTE Credit, ndërkohë që përbën pikëpyetje të madhe procedura e ndjekur për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla delikate, aq më tepër në një kontekst të një skandali edhe më të madh, i cili nuk është mbyllur.

Policia është duke bërë verifikime të tjera për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit.

Si u bënë gratë e Zejmenit të Lezhës me kredi te IUTE pa e ditur

Sipas policisë, 33-vjeçarja Donika Curri ka marrë kartat e identitetit të zonjave dhe ka kryer aplikimet për kredi te IUTE Credit.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Ngjarja është nën hetim dhe policia është duke verifikuar nëse 33-vjeçarja ka shkuar në fililet e IUTE Credit për të bërë aplikimin apo e ka kryer atë përmes aplikacionit, procedurë e cila ka nivele shumë më të ulta verifikimi të kredimarrësit nga kredidhënësi duke sjellë problematika të tilla të mprehta.

IUTE Albania: Ne jemi viktima finale këtij kalvari gënjeshtrash

Skyweb.al kontaktoi me IUTE Credit duke marrë si përgjigje se kompania nuk ka qenë në dijeni të këtyre kredive të marra nga zonjat nëpërmjet mashtrimit dhe se menjëherë ka kryer kallëzim pranë policisë pasi është informuar për rastin.

“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Si u bënë aplikimet 

Skyweb.al mëson se një pjesë e aplikimeve për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit. Kusht për të marrë kredi te IUTE Credit nga aplikacioni është karta e identitetit si edhe fotoja e aplikantit.

Ndërkohë, policia është duke bërë verifikime të tjera pasi siç mëson Skyweb.al, ka dyshime për bashkëpunim nga punonjës të kompanisë si pjesë e skemës së mashtrimit.

Mësohet se një pjesë e madhe e zonjave që janë futur në kurthin e kredive të pamiratuara prej tyre janë nga zonja e Zejmenit të Lezhës. Për ironi të fatit, edhe Pal Trashaj, i cili dogji veten para SPAK për shkak të një kredie të ngjashme që po i merrte shpirtin ishte pikërisht nga Zejmeni.

Mungesa e kontrollit, qytetarët viktima: IUTE shkeli rregulloren e Bankës së Shqipërisë?

Pas skandalit me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë shtrëngoi kushtet e kreditimit duke kufizuar në dy numrin e kredive që mund të marrë një qytetar, ndërkohë që detyroi bankat dhe institucionet financiare që të verifikojnë aftësitë paguese të kredimarrësve duke mos dhënë më kredi “në pak minuta”.

Duket se parashikimet e rregullores “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jo banka” nuk është zbatuar nga IUTE Credit në rastet në fjalë.

Madje, nëse rezulton se kreditë janë marrë vetëm nga aplikacioni pa bërë një verifikim të kredimarrësit, ashtu siç e kërkon Banka e Shqipërisë, duket se situata nuk ka ndryshuar fare nga ajo e para skandalit me FINAL dhe MCA, por është përkeqësuar.

Skyweb.al do të ndjekë çështjen në fjalë për shkak të ndjeshmërisë që ka ajo, ku duket se kemi të bëjmë me një tjetër skandal të madh, të paktën nga të dhënat paraprake të hetimeve të policisë. /skyweb.al

Tags: Donika CurrifinalIute CreditlezhemashtrimMCA
Previous Post

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

Next Post

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në vend, ndjehen edhe në Tiranë

Next Post
Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në vend, ndjehen edhe në Tiranë

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në vend, ndjehen edhe në Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al