Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët mbeten ndër popujt më pro Bashkimit Europian në Ballkan. Prej vitesh, sondazhet tregojnë mbështetje të lartë për integrimin, shpesh më të lartë sesa në vende që janë tashmë pjesë e BE-së.

Në pamje të parë, kjo duket si një lidhje emocionale me Europën, me vlerat dhe modelin perëndimor. Por në thelb, entuziazmi i shqiptarëve për BE-në është edhe një reflektim i zhgënjimit të madh me mënyrën se si ka ecur vendi në këto tri dekada.

Për shumë qytetarë, Europa nuk është thjesht një projekt politik. Ajo është një rrugëdalje nga problemet që Shqipëria nuk ka arritur t’i zgjidhë vetë: ekonomia e dobët, mungesa e perspektivës, emigracioni masiv, korrupsioni i përhapur, mosbesimi te politika, paqartësitë për të ardhmen, që po detyron shumë të rinj apo dhe familje, edhe ato me të ardhura të mesme e të larta, të vijojnë të ikin në emigrim.

Në këtë klimë, integrimi është shndërruar më shumë në një shpresë për “normalitet” sesa thjesht në një objektiv diplomatik. Një tjetër element joshës ka qenë edhe liria që lidhet me projektin europian: mundësia për të studiuar jashtë, për të punuar, për të lëvizur lirisht, për të pasur më shumë të drejta dhe standarde më të mira jetese.

Politika shqiptare e ka kuptuar prej kohësh këtë dëshirë kolektive për Europën dhe e ka kapitalizuar maksimalisht. Integrimi europian është bërë premtimi më i madh elektoral, si për të mbajtur pushtetin, ashtu edhe për ta marrë atë. Çdo palë politike përpiqet të paraqitet si “forca që do ta fusë Shqipërinë në BE”, ndërsa procesi shpesh përdoret si instrument propagandistik për të marrë merita politike.

Por në gjithë këtë garë për “hyrjen në Europë” është folur shumë pak për atë që në fakt është thelbi i integrimit: standardet.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm çështje hapjeje kapitujsh dhe përafrimi ligjesh. Ai nënkupton transformim të thellë ekonomik dhe institucional. Do të thotë ekonomi konkurruese, produkte që përmbushin standardet europiane, siguri ushqimore, mbrojtje të mjedisit, institucione funksionale, administratë efikase dhe treg që funksionon sipas rregullave europiane.

Dhe pikërisht këtu duket se Shqipëria po përballet me realitetin më të vështirë.

Në letra, procesi i integrimit po ecën shpejt. Legjislacioni po përafrohet me direktivat europiane dhe qeveria flet për ritme historike negociatash. Por në praktikë, shumë biznese shqiptare nuk janë gati për standardet që kërkon tregu europian. Madje, një pjesë e tyre as nuk e kanë nisur ende procesin e transformimit.

Të dhënat nga sektori agroushqimor janë alarmante. Vetëm 10-15% e bizneseve konsiderohen relativisht të përgatitura për standardet e Bashkimit Europian, ndërsa pjesa dërrmuese nuk kanë as informacionin dhe as kapacitetet financiare për të realizuar transformimin e nevojshëm (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah probleme serioze, nga mungesa e sistemeve të trajtimit të mbetjeve e deri te mosplotësimi i standardeve minimale të sigurisë ushqimore.

Vetëm në fazën e parë të inspektimeve, 10-15% e përpunuesve të qumështit janë klasifikuar në kategorinë më problematike dhe janë mbyllur.

Frika më e madhe e biznesit lidhet me përsëritjen e modelit bullgar. Gjatë procesit të integrimit të Bullgarisë në BE, rreth 60-70% e njësive të vogla të përpunimit ushqimor u mbyllën, pasi nuk arritën të përshtateshin me standardet europiane.

Sot, shumë sipërmarrës shqiptarë paralajmërojnë se rreziku është real edhe për Shqipërinë.

Problemi bëhet edhe më i madh në një ekonomi ku 99% e ndërmarrjeve janë mikrobiznese dhe ku shumica nuk kanë kapacitete financiare për investime të mëdha. Në shumë raste, përmbushja e standardeve kërkon investime që arrijnë në qindra mijë euro. Për baxhot e vogla apo prodhuesit familjarë, kjo është praktikisht e papërballueshme pa mbështetje shtetërore.

Kroacia, Bullgaria dhe Rumania e kanë kaluar këtë proces para nesh. Përvoja e tyre tregon se integrimi sjell përfitime afatgjata, por edhe kosto të mëdha tranzicioni.

Shumë biznese u mbyllën, sektorë të tërë u ristrukturuan dhe ekonomitë u detyruan të transformoheshin me ritme të shpejta. Diferenca është se këto vende investuan fort në fonde mbështetëse, modernizim dhe ndërtim kapacitetesh.

Shqipëria duket se jo vetëm po hyn me vonesë në këtë debat, por as nuk po e merr atë seriozisht. Për vite me radhë, integrimi është trajtuar kryesisht si proces politik dhe jo si transformim ekonomik. Ndërkohë, bizneset kanë vazhduar të operojnë me standarde lokale, shpesh larg kërkesave europiane.

Integrimi nuk duhet të jetë një slogan elektoral apo një mënyrë për të fituar pikë politike. Ai duhet të jetë një proces që i shërben vendit për të ngritur standardet, për të krijuar ekonomi më konkurruese, për të ndërtuar institucione më të forta dhe për të ofruar më shumë mirëqenie për qytetarët.

Nëse Shqipëria hyn në BE pa përgatitur ekonominë reale, rrezikon që tregu vendas të mbushet nga kompani europiane më konkurruese, ndërsa bizneset shqiptare të mos arrijnë të mbijetojnë dhe vendi të bëhet një “supermarket i madh”, ashtu siç kanë paralajmëruar shpesh prodhuesit vendas. Integrimi i vërtetë nuk matet me numrin e kapitujve të hapur, por me aftësinë e vendit për të funksionuar sipas standardeve europiane.

Sepse Europa nuk është thjesht një derë ku hyn. Nuk është as përkthim legjislacioni, qoftë edhe me ChatGPT. Është një standard që duhet ta arrish. Dhe pyetja thelbësore që duhet të bëhet është përse politika dhe shteti shqiptar dështoi në arritjen më të hershme të anëtarësimit në BE./ Monitor

Tags: beINTEGRIMshqiperi
Previous Post

“Nuk na kap dot askush”, si u fundosën grupet shqiptare të drogës

Next Post

Plagosja në Shkozë, dëshmia e policit: Pashë BMW e bardhë, doja t’i pyesja, por ata qëlluan

Next Post
Plagosja në Shkozë, dëshmia e policit: Pashë BMW e bardhë, doja t’i pyesja, por ata qëlluan

Plagosja në Shkozë, dëshmia e policit: Pashë BMW e bardhë, doja t’i pyesja, por ata qëlluan

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al