Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Instituti Konservator Shqiptar publikon studimin e parë për ekonominë: Varësia nga paraja e paligjshme, pasojat dhe zgjidhjet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Instituti Konservator Shqiptar publikon studimin e parë për ekonominë: Varësia nga paraja e paligjshme, pasojat dhe zgjidhjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Konservator Shqiptar prezanton sot një studim gjithëpërfshirës mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, modelin ekonomik që është ndërtuar vitet e fundit, duke evidentuar varësinë nga flukset e paligjshme financiare dhe pasojat e rënda që kjo sjell për zhvillimin e vendit dhe demokracinë.

Studimi tregon se, megjithëse rritja ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë viteve 2022–2024, kjo rritje është artificiale dhe e mbështetur kryesisht te ndërtimi dhe shërbimet – sektorë që furnizohen në masë të madhe nga pastrimi i parave të jashtëligjshme. Prodhimi industrial ra me 7.7% në vitin 2024, bujqësia (në rënie prej tremujorit të fundit të vitit 2021), ra me 2.7%, ndërsa produktiviteti ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të OKB-së, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë në një vlerësim konservator, 1–4 miliardë euro në vit, ose 5–17% të PBB-së (raporte të tjera e japin përqindjen dhe më të lartë), duke shkaktuar:

forcim të pashpjegueshëm të lekut (+30% ndaj euros në periudhën 2015–2025),

deformim të modelit zhvillimor

thellim të deficitit tregtar, me rënie të vazhdueshme në produktivitet dhe eksporte

rënie në vend të fundit për sa i përket klimës së biznesit

lulëzim artificial të ndërtimit, ku vetëm 22% e financimit vjen nga bankat dhe pjesa tjetër nga burime të panjohura.

Raporti thekson gjithashtu krizën demografike: mbi 1.1 milionë qytetarë sipas EUROSTAT kanë emigruar që prej vitit 2014, ndërsa nataliteti ka rënë në nivelet më të ulëta në botë. Kjo e bën Shqipërinë një vend që po humb fuqinë punëtore dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit dhe të demografisë.

Rekomandimet e Institutit Konservator Shqiptar për ndryshimin e modelit ekonomik përfshijnë:

ulje të ndjeshme të taksave dhe burokracisë për të nxitur prodhimin dhe eksportet,

çlirimin e tregut nga ndërhyrjet dhe favoritizmat shtetërore,

forcimin e luftës në mënyrë të pakompromis kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar,

orientimin e investimeve drejt prodhimit, inocavionit dhe pavarësisë energjetike.

Shqipëria nuk mund të mbështesë ekonominë e saj mbi flukset e paligjshme të parasë. Ky model është i paqëndrueshëm dhe, siç e tregon në mënyrë të qartë studimi, edhe nëpërmjet një modeli ekonometrik, rrezikon një kolaps të plotë në momentin që këto flukse ndërpriten. Zgjidhja është e qartë: një ekonomi e lirë, prodhuese dhe konkurruese, e bazuar te puna dhe inovacioni, jo te korrupsioni dhe krimi.

Studimi i plotë “Modeli Ekonomik i Shqipërisë” është i disponueshëm në faqen zyrtare të Institutit Konservator Shqiptar.

Previous Post

‘Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros’, Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit

Next Post

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Next Post
Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vuçiç pritet t’i drejtohet serbëve pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Vuçiç pritet t’i drejtohet serbëve pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026
Dokumenti/ Publikohet aktgjykimi i plotë për ish-krerët e UÇK-së

Dokumenti/ Publikohet aktgjykimi i plotë për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al