Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Inceneratori i Tiranës, publikohen e-maile e drejtorit të Veliajt. Çfarë zbulohet…

Editor by Editor
November 1, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
Inceneratori i Tiranës, publikohen e-maile e drejtorit të Veliajt. Çfarë zbulohet…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohen të tjera dokumente lidhur me inceneratorin e Tiranës, i cili po hetohet nga SPAK në kuadrin e hetimeve për një nga aferat më të mëdha, ku miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, po shkojnë për një “investim fantazëm”.

Në dokumentet e publikuara së fundmi, Këlliçi shprehet se ato tregojnë se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

Një vit pas nënshkrimit të kontratës korruptive për inceneratorin e Tiranës, në datën 18 tetor 2018, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes katër palëve: Inceneratorit fantazëm, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoriatit shtetëror të mjedisit.

Këlliçi tha se kjo marrëveshje, siç do ta zbërthejmë më poshtë, ka si synim vënien nën kontroll të ndërtuesve, favorizimin e miqve të kryetarit të Bashkisë, si dhe vënien e administratës së Bashkisë Tiranë në dispozicion të biznesit korruptiv të dherave.

“Vetëm përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit fantazëm të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën konçensionare, të dakortësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj”, tha Këlliçi. Në vijim ai renditi palët në marrëveshje që janë:

  1. Inceneratori fantazëm i Tiranës;
  2. Policia Bashkiake e Tiranës;
  3. Drejtori i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha;
  4. Inspektorati i Mjedisit Tiranë.

Në këtë kuadër, ish-deputeti ngriti pyetjen se si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të Bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazëm?

“A mund ta kuptojë njeri, se si një drejtori në organigramën e Bashkisë Tiranë, mundet të lidhë marrëveshje si entitet më vete? Cfarë tagri special ka Taulant Tusha në këtë rast? Apo kjo ka qenë marrëveshja e heshtur, në të cilën duket qartë se burgun e Veliajt, e ka pranuar me dëshirë ky drejtor, që ditën që firmosi miratimin e konçensionit në shkelje të ligjit.

Si ka mundësi që Inspektoriati i Mjedisit, që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë aktivitetin e Inceneratorit të Tiranës, vihet në shërbim të tij?

Marrëveshja ka patur si qëllim vënien e enteve shtetërore kontrolluese në shërbim dhe dispozicion të bandës së inceneratorëve. Siç do ta dëshmojmë më poshtë, një fuqi të tillë e ka vetëm kryebashkiaku i Tiranës”, tha ai.

Gjithashtu ish-deputeti ka publikuar dy komunikime elektronike.

Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të incineratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, e cila u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqënëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush.

“Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt”, tha ish-deputeti.

Në e-mail e dytë të publikuar, tregohet se në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.

Previous Post

U largua nga Topi?! Reagon Arbana Osmani

Next Post

Bomba e mbrëmjes, policia godet biznesmenët/ Lëshohen 7 urdhër arreste

Next Post
Bomba e mbrëmjes, policia godet biznesmenët/ Lëshohen 7 urdhër arreste

Bomba e mbrëmjes, policia godet biznesmenët/ Lëshohen 7 urdhër arreste

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al