Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I mori me mashtrim 25 mijë euro një biznesi, Prokuroria kërkon 10 vite burg për nigerianin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
I mori me mashtrim 25 mijë euro një biznesi, Prokuroria kërkon 10 vite burg për nigerianin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për një shtetas nigerian, të akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”. Sipas hetimeve, i pandehuri arriti të përvetësojë shumën prej 25.000 euro nga një biznes shqiptar që importon detergjentë nga Italia. Biznesmeni kishte kryer prej vitesh pagesa bankare ndaj partnerit italian nëpërmjet emailit. Megjithatë, një ditë ai mori një kërkesë që pagesa të kryhej në një llogari tjetër në Gjermani. Duke mos vënë re ndryshimin e vogël në adresën e emailit dhe duke parë faturën e saktë, biznesmeni me iniciale E.B. bëri pagesën, për të zbuluar më vonë se ishte mashtruar.

“Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.

Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër”, njofton prokuroria.

Hetimet zbuluan se mashtrimi ishte kryer përmes një metode të njohur si “Business Email Compromise” (BEC).

Hackerë të huaj kishin ndërhyrë në sistemet kompjuterike të bizneseve me mbrojtje të dobët, duke marrë akses në email-et e tyre dhe bisedat me partnerët. Më pas, ata krijonin adresa të ngjashme emaili dhe dërgonin fatura false, duke kërkuar pagesa në llogari të ndryshme.

Ky rast, sipas Prokurorisë, është një nga disa të tillë të ngjashëm të ndodhur së fundmi në Shqipëri. Autoritetet i bëjnë thirrje bizneseve të forcojnë masat e sigurisë kibernetike dhe të verifikojnë me kujdes çdo kërkesë për ndryshim të llogarive bankare apo destinacionit të pagesave, për të shmangur rënien pre e mashtrimeve të sofistikuara online.

Previous Post

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

Next Post

Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë, rroga mesatare sa gjysma e Serbisë

Next Post
Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë, rroga mesatare sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë, rroga mesatare sa gjysma e Serbisë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al