Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit, gjykata e Tiranës e liron

Editor by Editor
May 3, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit, gjykata e Tiranës e liron
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Çela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26 vjeçare, punonjëse e Top Channel.

Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26 vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.

Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Çela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.

26-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Policia Rrugore e Tiranës pas rastit vijoi kërkimet dhe pak orë më vonë mundi të vërë në pranga Jurgen Çelën, i cili u arrestua për dy vepra penale ‘Shkelje e Rregullave te Qarkullimit Rrugor’, ‘Largim nga vendi i ngjarjes’.

Ai iu nënshtrua dhe kontrollit për përdorimin e alkoolit që megjithëse u bë shumë orë pas aksidentit rezultoi 0.29 mg/l dhe testi i dytë 0.28mg/. Dosjes së Prokurorisë iu bashkëngjit dhe ekspertimi mjekoligjor i të resë.

Por, pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument.

Vendimi i gjyqtares Armela Hasantari, i cili është i ndryshëm nga kërkesa e Prokurorisë, la të lirë një 28-vjeçar, i cili me mjetin e tij që e përdor në mënyrë të papërgjegjshme, i dehur dhe duke lëvizur kundërvajtje në qendër të Tiranës, mund të rrezikojë jetën e qytetarëve./Tch

Previous Post

Ka luajtur 19 ndeshje si portier i Gjermanisë, sot vuan për bukën e gojës

Next Post

Sara poston foton duke ngrënë fasule: Bebi nuk ka naze, ka gusto

Next Post
Sara poston foton duke ngrënë fasule: Bebi nuk ka naze, ka gusto

Sara poston foton duke ngrënë fasule: Bebi nuk ka naze, ka gusto

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al