Nëna e të miturit që plagosi me thikë një 15-vjeçar ditën e sotme në Maliq, ka treguar se debatet mes dy adoleshentëve kanë qenë të vazhdueshme.
Plaka: “Erdhi nga shkolla dhe tha do iki të luaj me fëmijët. Nuk e dija se isha në shpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani.
Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin. Ai ka folur me familjen por prapë janë zënë sot.
Familja na ka thënë nuk do kini asnjë grindje mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prap u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shpija thjesht kur më thanë që është zënë me thika.
Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja më pas erdhi te unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete tha duhet të gjejmë dhe thikën.
Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova. Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka patur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit, të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq”