Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nismë e qeverisë për të shndërruar një zonë ushtarake në Bulqizë në hotele dhe lokale, duke e quajtur Parku Retro, do të “hajë” edhe plot 2.7 milionë euro, duke e çuar koston totale në plot 6 milionë euro. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “biznesmeni” Dritan Agolli nuk e ka harruar që në çdo investim publik të ndërtojë me lekët e shtetit hotele, restorante dhe lokale.

Një nismë kurajoze e vetë Agollit, ku në çdo vend duke filluar nga llixhat e Përmetit, Saranda, Petrela apo edhe tani Bulqiza, të ndërtojë modelet e biznesit që operon familja e tij. Kujtojmë se djali i Agollit zotëron një restorant luksoz në Hamallaj, ndërkohë që edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij janë përfshirë në biznese fitimprurëse.

Normalisht, zhvillimi i zonave të tilla mirëpritet nga banorë vendas apo edhe turistë, por prapaskenat me të cilat vepron vetë Agolli, duke qenë se favorizon gjithmonë “klientët” e tij, kanë sjellë që ccdo vepër e ndërtuar të përfundojë në duart e një grupi të ngushtë njerëzish. Ka dyshime se, edhe tenderi i ri i Parkut Retro në Bulqizë të përfundojë te e njëjta dorë që fitoi edhe lotin e parë.

Faksimile: Njoftimi i FSHZH për hapjen e tenderit të ri me vlerë 2.7 milionë euro

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i hapjes së tenderit të ri për Parkun Retro në Bulqizë. Objekti i procedurës së prokurimit është “ndërtimi i infrastrukturës se modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Bulqizë”. Bëhet fjalë për “parkun tematik Retro, Bulqizë ‘divizioni’, loti 2”. Fondi limit për këtë tender është 271 milionë lekë, ose pak më shumë se 2.7 milionë euro, ndërsa mësohet se procedura është gati për t’u tenderuar.

Por, çfarë pason ky tender i ri?!

VoxNews shfletoi dokumente të vjeshtës së vitit 2024 ku rezulton se FSHZH-ja hapi tenderin e projektit, i cili synonte të rikthente ish-zonën ushtarake në një destinacion turistik dhe kulturor. Në atë kohë fond limit ishte 338 milionë lekë, ndërkohë që në muajin tetor 2024 u shpall edhe fituesi i tenderit, kompania “Ulza”. Në tenderin e parë saktësohej se afati i punimeve ishte 24 muaj, ndërkohë që pa kaluar as 12 muaj u hap një tender i ri.

Dyshimet janë se, tenderi i ri është një shtesë e procedurës së parë. Por, përse tani? A është i paracaktuar?

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i
Në foto: Projekti “Retro Bulqiza” që do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh

Sipas dokumenteve shoqëruese, Fondi shkruan se projekti përfshin rikualifikimin e “Retro-Hotel” në ish-shtëpinë e Oficerëve, si dhe tetë banesave dykatëshe që ndodhen në të njëjtën zonë. Ndërtesa kryesore, ish-shtëpia e Oficerëve, ka një sipërfaqe prej 490 m² për kat dhe përbëhet nga dy deri në tre kate.

“Projekti synon të sjellë dhoma hoteliere të stilit retro, dhoma me kapacitet të lartë për qëndrime në grup (hostel), si dhe një dhomë muzeale që përmban mobilim dhe teknologji nga periudha komuniste. Gjithashtu, në plan është integrimi i njësive të reja për mëngjes dhe kafeteri, hapësira për administratën dhe recepsionin” thuhet në dokumente.

/VoxNews/

Tags: AgolliDritan AgolliFSHZH
Previous Post

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

Next Post

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al