Monday, May 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Heroizmi dhe sakrifica në errësirën e nën-tokës/ Reportazh: Realiteti i minatorëve në Minierën e Bulqizës

admin by admin
September 19, 2024
in JETE
0
Heroizmi dhe sakrifica në errësirën e nën-tokës/ Reportazh: Realiteti i minatorëve në Minierën e Bulqizës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Heroizmi dhe sakrifica në errësirën e nën-tokës/ Reportazh: Realiteti i minatorëve në Minierën e Bulqizës.

Nga Leona Xheleshi

Eshte ora 6 pa 10.

Në mëngjesin e hershëm në Bulqizë, ajri është i freskët.. Nën dritën e zbehtë të agut, punëtorët e minierës fillojnë të grumbullohen, fytyrat e tyre të palodhura dhe me sy të përgjumur, përgatiten për një ditë të gjatë pune. Ata ecin me ritëm të ngadaltë, disa me hap të rëndë, si të ishin të mbushur me pesha të padukshme. Rruga drejt minierës është e ngushtë dhe e përthyer, një gjarpërim mes kodrave të ashpra të këtij rajoni.

Muhabetet janë të pakta,një kafe në dorë dhe gati për punë.

Për punëtorët, kjo rrugë nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt vendit të punës, por një përballje e përditshme me jetën e tyre dhe sfidat që i presin.

Në fytyrat e tyre lexohen shumë gjëra – përkushtimi, lodhja, por edhe krenaria e të jetuarit dhe punuarit. Ata janë heronjtë e heshtur të Bulqizës, që vazhdojnë të luftojnë për një jetë më të mirë, ditë pas dite, në rrugën e tyre të njohur drejt minierës.

Pas një ecjeje të gjatë nëpër rrugët e gurta të Bulqizës, punëtorët arrijnë më në fund në hyrjen e minierës. Zhurma e rëndë e ventilatorëve që pompojnë ajër të pastër në brendësi të tunelëve të minierës është një sfond konstant.

Dhoma e zhveshjes është një hapësirë e vogël . Brendësia e saj mbizotërohet nga vargje dollapësh të metaltë të radhitur me kujdes, disa me dyer të ndryshkura e disa të pikturuara rishtazi, por të gjitha të vjetra. Dyshemeja është e mbuluar me pluhur dhe gurë të imët që bien nga çizmet e vjetruara të punëtorëve.

Punëtorët e minierës fillojnë të përgatiten për ndërrimin e tyre. Me një rutinë të mësuar nga vite të tëra përvoje pune. Kostumet janë të trasha, të errëta, dhe të rënda, të bëra nga materiale të qëndrueshme që të mbrojnë nga pluhuri dhe gurët që rrjedhin nga muret e minierës. Ata kanë ngjyra të ndryshme ,disa të mbuluara me njolla të vjetra të vajit dhe të karbonit, të tjera ende mbajnë gjurmë të një të kaluare më të re, me shirita reflektues që ndriçojnë nën dritën e dobët të neonit.

Ata vendosin çizmet e trasha prej gome. Çizmet janë të mbuluara me baltë dhe kanë shenja të dëmtimit nga terreni i vështirë dhe guri i thyer. Ndërsa veshin xhupat e tyre të forta, disa shkëmbejnë fjalë të shkurtra: “Kujdes atje poshtë sot,” “Shpresoj të jetë një ditë e qetë,” dhe një buzëqeshje e vogël për t’i ngritur moralin njëri-tjetrit.

Mbajtëset e kokës dhe helmetat e trasha janë të domosdoshme, të sigurta mbi kryet e tyre, të pajisura me drita të vogla që ndriçojnë vetëm disa hapa përpara në errësirën e minierës. Çdo punëtor ka pajisjet e tij, si lopata, mbajtëse për gurët, ose çekiç të rëndë që janë të varura në një mur të përbashkët. “Sot jemi te sektori i tretë, duhet të ndalemi dhe të pastrojmë disa pasazhe,” -thotë njëri prej tyre, duke udhëzuar grupin.

Detyrat ndahen me shpejtësi dhe efikasitet. Disa punëtorë do të shkojnë në thellësi më të mëdha, duke shpërthyer tunele të reja ose duke hequr gurë të mëdhenj që mund të pengojnë kalimin. Të tjerë do të qëndrojnë më pranë hyrjes për të siguruar që ajri të rrjedhë siç duhet nëpër sistemin e ngushtë të tuneleve. “Djem, sigurohuni që të kontrolloni pompën e ujit atje poshtë,” -thotë një tjetër, duke kujtuar një problem që kishin javën e kaluar.

Kur janë të gjithë të veshur dhe gati, një heshtje e përkohshme bie në dhomë. Secili merr frymë thellë, ndoshta për të ndier për herë të fundit ajrin e pastër të sipërfaqes para se të zhyten në errësirën e thellë të minierës. Ata dalin njëri pas tjetrit, të rreshtuar, për të zbritur në thellësitë e dheut ku fillon puna e tyre e vështirë dhe e rrezikshme.

Ndërsa punëtorët zhyten në punën e tyre, ne vazhdojmë drejt zyrës së Minierës së Bulqizës, e cila qëndron poshtë ndërtesës së punës së tyre. Në hyrje, na pret një derë e mbyllur dhe një roje që, nëse nuk të njeh dhe nuk je punonjës aty, të thotë: “Ke ngatru vend, nuk punohet këtu, hyp sipër.” Kur i shpjegova arsyen përse ishim aty, roja u përgjigj: “Veç gazetarë jo, nuk pranohen. E kemi të ndaluar, plus mbaje telefonin mirë, mos bëj ndonjë foto fshehtas se nuk lejohet,” – më tha me ton të prerë.

Pas disa orëve pritje, dikush i njohur më ndihmoi të futem brenda. Që në momentin e parë që dera u hap, fillova të dëgjoj zhurmat e vagonave të mëdhenj me kromë që lëvizin sipër zyrës apo anash saj. Sipas të dhënave nga Bashkia Bulqizë, janë 134 miniera në total, ku 87 janë aktive, ndërsa të tjerat nuk janë hapur ende.

Në zyrë takohemi me zotin Fredi Përkola, një ekonomist. Fillimisht, biseda ishte e hapur dhe e ngrohtë, por me kalimin e kohës, pyetjet filluan të marrin përgjigje të shkurtra, të kufizuara në “Po” ose “Jo.” Gjatë kësaj bisede, mësova se paga e një minatori të thjeshtë është 80,000 lekë të vjetra në muaj, por ajo varion sipas realizimit të planit dhe se sa metra tunel hapin. Sigurimet shëndetësore dhe shoqërore janë gjithashtu një temë e rëndësishme për punëtorët: “Punë-marrësi paguan 9.5% të pagës si siguracione shoqërore, 1.7% si siguracione shëndetësore dhe 2% për siguracione suplementare. Gjithësej, 13.2% e pagës—176,412 lekë,” – sqaron Përkola.

Miniera e Bulqizës sipas burimeve që kemi marrë nga zyrat e tyre, e filloi shfrytëzimin në vitin 1948, pra ka saktësisht 76 vjet që funksionon.

Ndër këto 76 vite kanë ku miniera vazhdon prodhimin, aksidentet dhe vdekjet u bënë një shqetësim i madh. Kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në minierë vazhdon të rritet.

Gjatë vitit 2024 sipas burimeve që mora në Spitalin e Bulqizës janë raportuar 5 të plagosur , pra që nga janari deri në korrik.

Bëhet e ditur që 3 te plagosur kanë qenë përshkak të një shpërthimi të gazit në minerë.

Dhe 2 të tjerë me iniciale B.N;H.B janë të plagosur gjatë punës përshkak të kushteve jo të mira.

Gjithashtu kushtet që Miniera e Bulqizës ofron sjell dhe vdekje të punëtorëve.Por kjo nuk do të thot që nuk mund të ketë edhe më shumë të plagosur që nuk janë të deklaruar në spital.

Gjithashtu në këtë vitë, aktualisht viti 2024 kanë ndodhur 2 vdekje .20 Qershor :Zini Murati – 60 vjec ,20 maj: Armand Peshku.

Shkonë ora 3, dhe punëtorët po zbresin për poshtë.

Autobuzët po presin teksa ato po arrijnë , që ti cojnë në destinacionet e tyre

Fytyrat e punëtorëve janë të nxira nga dheu dhe djersa e ditës së lodhshme në minierë. Në sy të tyre reflektohet një lodhje e thellë, por edhe një krenari e heshtur për punën që kanë kryer.Ata zbresin, me sy të lodhur , me lëvizje të ngadalta .”Lëvizni pak shpejt”, -dëgjoj një ndër shoferët e autobuzëve.

Disa zbresin pranë fshatrave të tyre, të tjerë shkojnë më tej në qytet. Ndalesat janë të përhershme dhe të njohura për ta; çdo udhëtim është një ritual që përsëritet përditë.

Teksa punëtorët ikën ne vazhduam të takojmë 2 ish- punonjës të minierës në shtëpitë e tyre.

Në periferi të qytetit,takojmë z.Tufik Sinani, një burrë 63-vjeçar, na pret me buzëqeshje të butë. Ai na tregon përvojën e tij të gjatë dhe të vështirë në minierë, një punë që kërkon guxim dhe forcë. Për 15 vjet, Tufiku punoi në thellësitë e tokës, duke përballuar kushte të rrezikshme dhe sfida fizike të pafundme. Sakrifica e tij nuk ka qenë e kotë. Sot, ai merr një pension të parakohshëm prej 228 mijë lekësh të vjetra në muaj, një shpërblim modest për vite të jetës së tij të kaluar në minierë. Tufiku na rrëfen se ky pension është një lehtësim i madh për të dhe familjen e tij, pasi puna në minierë e kishte lodhur tej mase. “Ishte një jetë e vështirë,por puna në minierë më dha një ndjenjë të thellë të qëllimit dhe përkushtimit”-thot ai. Megjithatë, ai pranon se pensioni nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat e tij dhe të familjes, duke theksuar sfidat ekonomike që vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së tij.Me një atmosferë të zymtë dhe të mbushur me kujtime të dhimbshme, takojmë Olti Stafën, një 40-vjeçar i cili ka përjetuar një aksident tragjik në minierën e Bulqizës. Plagët fizike dhe emocionale janë të dukshme në çdo fjalë që ai thotë. Olti na tregon për incidentin që i ndryshoi jetën dhe se si ai është paguar vetëm 10 milion lekë të vjetra për dëmet e pësuara. “Është një shifër e vogël për të gjithë dhimbjen dhe vështirësitë që kam kaluar,” thotë ai, me një zë të dridhur.Olti nuk merr asnjë pagë, sepse nuk i ka mbushur vitet e nevojshme të punës në minierë për të përfituar pensionin e parakohshëm. Ai na shpjegon se për të marrë statusin e minatorit dhe për të dalë në pension të parakohshëm, duhen mbi 13 vite punë të pandërprerë në minierë. “Unë kam punuar vetëm 10 vite,” shprehet ai me hidhërim, “dhe tani ndihem i lënë pas dore nga sistemi që supozohet të na mbështesë.”Z.Tufik dhe z.Olti përfaqësojnë dy fate të ndryshme, por me një sfond të përbashkët të sakrificës dhe sfidave të papara. Jeta e tyre në minierë na kujton heroizmin dhe përkushtimin e mijëra minatorëve shqiptarë, të cilët çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.

Previous Post

Rruga e vjetër,Tiranë-Dibër e braktisur/ Reportazh: Rruga e re që ndryshoi fatin e një qyteti të vjetër

Next Post

Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer sërish? (Fotot e tyre bashkë… bëjnë “lëmsh” rrjetin!)

Next Post
Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer sërish? (Fotot e tyre bashkë… bëjnë “lëmsh” rrjetin!)

Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer sërish? (Fotot e tyre bashkë… bëjnë “lëmsh” rrjetin!)

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Monika Kryemadhi vjen si aktore filmi, ndan pamje nga sheshi i xhirimit

Monika Kryemadhi vjen si aktore filmi, ndan pamje nga sheshi i xhirimit

May 19, 2025
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH kryejnë hetime në Elbasan

Dyshime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH kryejnë hetime në Elbasan

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al