Anglia ka fituar ndeshjen e tretë radhazi në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Pas Shqipërisë dhe Letonisë, “Tre Luanët” kanë mposhtur 0-1 edhe Andorrën në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.
Dueli u vendos nga kapiteni Harry Kane i cili i dhuroi tre pikë të rëndësishme Anglisë me golin e realizuar në minutën e 50-të.
Pavarësisht tentativave për të realizuar një tjetër gol, skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel e mbylli me shifrat 0-1.
Aktualisht kombëtarja angleze udhëheq Grupi K me 9 pikë të plota, ndërsa e dyta renditet Shqipëria e cila do të luajë pas pak me Serbinë.