I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV , avokati Altin Goxhaj ka bërë deklarata të forta mbi çështjen e emigrantëve që kanë zbarkuar në Shqipëri.
Sipas tij, kjo nuk është thjesht një ndihmë simbolike apo akt solidariteti, por pjesë e një politike të qëllimshme që, siç u shpreh ai, po e shndërron territorin shqiptar në një “kosh plerash” të interesave ndërkombëtare. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në këtë strategji, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e mundshme të tij në dasmën e Aleks Sorosit.
“Koncepti i ndihmës simbolike në rradhë, sepse nuk zgjidhet problem as në Kosovë as në Shqipëri. Ka të bëjë më atë që quhet solidariteti kombëtar me një politikë të caktuar. Nga ana tjetër dihet që malli më intersant në tregun ndërkombëtar ka territorin e Shqipërisë si kosh plerash.
Është biznesi i plerave dhe Rama e ka kthyer këtë me afrikanët me arabianët dhe do ta bëjë edhe me te tjerë. Ky është një mall i gjeopolitikës ndërkombëtare. Rama e ka këtë gjë dhe ai do të jetë në dasmën e Aleks Sorosit, pavarësisht që nuk e shohim të konfirmuar në media.” – tha Goxhaj.