Sunday, June 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata ruse e dënon me gati 5 vjet burgim ish-punëtorin e konsullatës amerikane

Editor by Editor
November 1, 2024
in AKTUALITET, BOTË
0
Gjykata ruse e dënon me gati 5 vjet burgim ish-punëtorin e konsullatës amerikane
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Vladivostok, e ka dënuar të premten ish-punëtorin e konsullatës amerikane me katër vjet e 10 muaj burgim, për akuzat se kishte bashkëpunuar me një shtet të huaj.

Robert Shonov, ish-punëtor në Konsullatën e SHBA-së në Vladivostok, ishte arrestuar në maj 2023.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e akuzoi atë se “mblodhi të dhëna për operacionin e vecantë ushtarak” në Ukrainë, për thirrjen në ushtri në rajonet ruse dhe ndikimin e saj në “aktivitetet protestuese të popullit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”.

Departamenti amerikan i Shtetit vitin e kaluar e dënoi arrestimin e Shonovit dhe deklaroi se akuzat ndaj tij “janë plotësisht pa meritë”.

Shonov u akuzua sipas një neni të ri të ligjit rus që kriminalizon “bashkëpunimin në mënyrë konfidenciale me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj, për të mbështetur aktivitetet e tyre të drejtuara qartësisht kundër sigurisë së Rusisë”.

Kritikët e Kremlinit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë thënë se ky ligj mund të përdoret për të ndëshkuar çdo shtetas rus me lidhje të huaja. Ai parashikon dënim me burg deri në tetë vjet.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Shonov punoi në konsullatën amerikane në Vladivostok për më shumë se 25 vjet. Konsullata u mbyll në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe nuk u rihap më

Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se, pas një urdhri të Qeverisë ruse në prill 2021 që kërkonte shkarkimin e të gjithë punonjësve lokalë në misionet diplomatike amerikane në Rusi, Shonov punoi në një kompani me të cilën SHBA-ja kishte kontratë për ta mbështetur Ambasadën e saj në Moskë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha në maj 2023 se e vetmja detyrë e Shonovit në kohën e arrestimit të tij ishte “të përgatiste përmbledhje artikujsh të shtypit nga burime publike të mediave ruse”.

Shonov u mbajt në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, i cili është i njohur për kushtet e tij të vështira, në pritje të hetimit, por u gjykua në Gjykatën e Qarkut Primorski të Vladivostokut.

Përveç dënimit me burgim, që Shonov u urdhërua ta vuajë në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm, gjykata e dënoi atë edhe me një gjobë prej 1 milion rublash (pak më shumë se 10.000 dollarë), si dhe urdhëroi që ai të përballet me kufizime shtesë për 16 muaj pas vuajtjes së dënimit./rel

Previous Post

FOTO/ Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP

Next Post

Si rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar dhe më të trishtuar

Next Post
Si rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar dhe më të trishtuar

Si rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar dhe më të trishtuar

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme
POLITIKE

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme

by Editor
May 27, 2025
0

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se...

Read moreDetails
DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

May 28, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

May 26, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Identifikohet i riu që humbi jetën nga aksidenti në hyrje të Vlorës

Identifikohet i riu që humbi jetën nga aksidenti në hyrje të Vlorës

June 1, 2025
Tragjedi në det/ Turisti nga Gana mbytet në Durrës, shoqëruesja në gjendje kritike

Tragjedi në det/ Turisti nga Gana mbytet në Durrës, shoqëruesja në gjendje kritike

June 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al