Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, duke e ndarë atë nga të pandehurit e tjerë.
Zarka u mor i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi, pasi emri i tij doli në aplikacionin Sky Ecc.
Ndarja nga dosja për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi u bë për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim.