Pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai është dërguar me furgonin e policisë në paraburgimin e Durrësit.
Më herët gjykata e cilësoi të ligjshëm masën e arrestit për Veliajn, teksa ndryshoi masë për bashkëshorten e tij, duke e lënë në detyrim paraqitje.
Në paraburgimin e Durrësit, Erion Veliaj do të gjejë dhe ish-ministrin Ilir Beqaj i cili prej disa muajsh ndodhet pas hekurave për abuzim me fondet e SASPAC.
Po ashtu aty do të jetë edhe nën shoqërinë e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri. Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.