Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjobë 120 milionë lekë spitaleve/ SKEMA e Rejsi Farma për të marrë pagesa të dyfishta nga spitalet publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjobë 120 milionë lekë spitaleve/ SKEMA e Rejsi Farma për të marrë pagesa të dyfishta nga spitalet publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rejsi Farma nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në shëndetësi, por ka nisur të vendosë gjoba spitaleve të rretheve për të përfituar sa më shumë para publike nëpërmjet furnizimit me barna të listës së rimbursueshme në spitale.

“Rejsi Farma” kërkon të marrë para dy herë për fatura, të cilat spitalet i kanë likuiduar në përfundim të çdo muaji në bazë të konsumit mujor të medikamenteve, për të cilat disponojnë edhe akt rakordimet.

Por “Rejsi Farma” ka lëshuar të tjera fatura, pa marrë parasysh paratë që janë arkëtuar njëherë në llogari të kësaj kompanie.

Madje nëpërmjet edhe të një vendimi të Gjykatës së Fierit ka tentuar t’i ekzekutojë ato me përmbarues privat ku në fillim u bllokua edhe llogaria bankare e Spitalit rajonal të Fierit. Bëhet fjalë për periudhën mars – korrik 2025 ku Rejsi Farma në mënyrë abuzive ka lëshuar një faturë prej afro 120 milion lekë të vjetra.

Por në kushtet kur këto fatura ishin paguar kjo është kundërshtuar nga Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, që paguan për rimbursimin e barnave dhe spitali Rajonal i Fierit të cilët e kanë paditur “Rejsi Farmën” në gjykatë duke kërkuar pezullimin e vendimit të parë dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv për fatura të lëshuara nga kompania Rejsi Farma për periudhën mars – korrik 2025.

Të dy institucionet kanë vënë në dispozicion të Gjykatës edhe faturat mujore të likuiduara ndaj Rejsi Farmës.

Në bazë të gjithë dokumentacionit të paraqitur në një seancë gjyqësore të zhvilluara në Tiranë në fillim të muajit shkurt gjyqtari Aurel Arapi ka konkluduar në pezullimin e vendimit të Gjykatës së Fierit për ekzekutimin nëpërmjet përmbaruesve private të faturave të lëshuara nga kompania “Rejsi Farma”, e cila kërkon të përfitojë dyfish para në mënyrë abuzive nga buxheti i shteti planifikuar për rimbursimin barnave spitalore në rrethe./ Top Channel

Tags: Aurel ArapiGjobë 120 milionë lekë spitalevepagesa të dyfishtaRejsi Farmaspitalet publikevendimi të Gjykatës së Fierit
Previous Post

Bledi Çuçi shtron iftar për 100 persona, faturën e paguajnë punonjësit e bashkisë së Vlorës

Next Post

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

Next Post
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al