GJKKO ka vendosur të pushojë çështjen Admir Thanza. Thanza u shkarkua si anëtari i Gjykatës së Lartë për shkak se nuk kaloi dot Vettingun.
Admir Thanza akuzohej për veprën penale ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim
Njoftimi i GJKKO:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘Pushimin e procedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal’.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, bazuar në nenet 328 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 257/a të K.Penal, me vendimin Nr. 117, datë 22.10.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
3. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga i pandehuri në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.