Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për gjyqin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe për të pandehurit e tjerë për aferën e “Sterilizimi”.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.
Ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë. Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.