Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Gjermania ashpërson masat e dëbimit për emigrantët, ja çfarë parashikohet

Editor by Editor
in BOTË, KRYESORE
0
Gjermania ashpërson masat e dëbimit për emigrantët, ja çfarë parashikohet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar të dështojnë në momentin e fundit në Gjermani. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e shikon ligjin e ri si hap të nevojshëm për të ruajtur pranueshmërinë në shoqëri të çështjes së refugjatëve. Pas Bundestagut edhe Këshilli Federal dha dritën e gjelbër (02.02), që ligji të hyjë në fuqi. Sipas masave të reja ligjore azilkërkuesit e refuzuar mund të mbahen të ndaluar më gjatë para dëbimit, policia ka më shumë të drejta për të kontrolluar banesat.

Sa vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largohen nga Gjermania?

Në fund të dhjetorit sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane 242.642 vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largoheshin nga Gjermania. Por mes tyre 193.972 vetë kanë lejen Duldung, pra një leje të përkohshme qëndrimi për arsye të caktuara që e shtyjnë dëbimin. Me këtë pezullohet dëbimi në katër nga pesë raste. Arsyet: gjendja e sigurisë në vendin origjinë, mungesa e dokumenteve dhe pasaportës së udhëtimit, sëmundjet, fëmijët me leje qëndrimi, që kanë filluar një shkollim profesional.

Sa dëbime ka pasur deri tani?

Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë dëbuar nga Gjermania 7861 vetë. Një shifër 27% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej ka pasur 12.945 dëbime. 8% më shumë se një vit më parë.

Pse dështojnë kaq shumë dëbime?

Në vitin 2023 nuk janë kryer 31,770 dëbime. Kjo do të dotë se dy të tretat e dëbimeve të parashikuara kanë dështuar. Arsye për këtë ka qenë anulimi i fluturimeve të dëbimit, të huajt që duheshin dëbuar nuk gjendeshin në adresën e tyre, apo shteti origjinë e refuzonte pranimin e tyre, po ashtu edhe problemet mjekësore kanë shtyrë dëbimin. Cilat janë komptencat shtesë të policisë?

Policia do të ketë mundësi më të mëdha kontrolli. Kjo vlen si për kërkimin e dokumenteve dhe përcaktimin e identitetit të personit për gjetur vendin origjinë. Nga ana tjetër nëpunësit në qendrat e azilkërkuesve mund të kontrollojnë edhe dhoma të tjera, jo vetëm ato të personit që ka detyrimin e largimit nga Gjermania. Edhe marrja nga policia në orare nate do të jetë e mundur, nëse një fluturim dëbimi nga një shtet tjetër organizohet në orët e para të mëngjesit. Po ashtu koha e mbajtjes nga policia do të zgjerohet nga 10 në 28 ditë. Kjo u jep autoriteteve më shumë kohë të përgatisin dëbimin, dhe pengon kalimin në ilegalitet të personit që duhet dëbuar.

Si qëndron puna me veprat e dënueshme antisemitiste?

Sipas planeve të ndryshuara qeverisë së koalicionit përcaktohet shprehimisht, që nëse ka një vendim që përcakton një vepër antisemitiste me motiv antisemitist kjo arsyeton interesin e madh për dëbimin. Kjo vlen edhe për vepra armiqësore kundër të huajve, vepra penale me motive gjinore apo vepra kundër orientimit seksual.

A do të përshpejtojë paketa e re ligjore dëbimet?

Ministria e Brendshme nuk pret një rritje të ndjeshme të dëbimeve. “Mendohet, se përmes ashpërsimit të detyrimit për largim nga vendi numri i dëbimeve mund të rritet deri në 600, (rreth 5%) thuhet në projektligjin e ministrisë. Edhe qeveria gjermane e di, se ashpërsimi i dëbimeve është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse pa pranimin e personave të dëbuar nga vendet origjinë, dëbimet nuk janë të mundura./Dw

lg.php.gif

Previous Post

Në kërkim nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet i riu në Mirditë

Next Post

‘Do ta quajmë krevati i fantazmave’/ Për çfarë e ka fjalën Meri?

Next Post
‘Do ta quajmë krevati i fantazmave’/ Për çfarë e ka fjalën Meri?

‘Do ta quajmë krevati i fantazmave’/ Për çfarë e ka fjalën Meri?

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al