Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjendet në 68 metra thellësi trupi i biznesmenit turk pas 19 ditë kërkimesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, BOTË
0
Gjendet në 68 metra thellësi trupi i biznesmenit turk pas 19 ditë kërkimesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 19 ditësh kërkimesh, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur Halit Yukay, i cili ishte shpallur i humbur që prej fillimit të gushtit.

Mjeti i tij lundrues ishte gjetur i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur në ujërat pranë Artakës, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht, kur Halit Yukay u nis i vetëm nga Turqia drejt Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”. Të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, familjarët humbën kontaktin me të dhe njoftuan autoritetet për zhdukjen.

Një ditë më pas, më 5 gusht rreth orës 14:30, një anije tregtare raportoi se kishte parë pjesë të jahtit që notonin gjysmë të fundosura në det.

Pas këtij informacioni, nisi një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të rojes bregdetare nga rajone të ndryshme të Turqisë. Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë, derisa më në fund, dy ditë më parë, zhytësit lokalizuan trupin e Yukay në të njëjtin vend ku ishte gjetur mjeti i tij lundrues.

Zona u identifikua përmes një pajisjeje të specializuar të rojes bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor, i cili regjistroi pamje të trupit si dhe pjesë të jahtit.

Sipas autoriteteve, trupi do të nxirret në sipërfaqe përmes një sistemi të posaçëm “ashensori nënujor”, për të shmangur dëmtime të mëtejshme. Operacioni po koordinohet nga zhytës ushtarakë dhe pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

Kush ishte Halit Yukay

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë “Mazu Yachts”, e njohur në Turqi për ndërtimin e jahteve luksoze.

Ai nisi karrierën e tij si punëtor në kantieret detare, duke ushqyer ëndrrën për të pasur një ditë kompaninë e tij. Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2011, kur themeloi “Mazu Yachts”, e cila shquhet për dizajnet dhe teknologjitë moderne në industrinë detare turke.

Previous Post

BIRN: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit

Next Post

Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

Next Post
Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al