Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të Korçës.
Sipas burimeve, ai jetonte në qytetin juglindor pas martesës me një qytetare korçare. Trupi i pajetë është zbuluar mëngjesin e sotëm, ndërsa ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer këqyrjen paraprake dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar pas përfundimit të hetimeve.