Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procedurat për zgjedhjen e një kompanie postare ndërkombëtare që do të shpërndajë “pakot zgjedhore” për votën e diasporës. Dita e shpërndarjes e ka nisur dhe KQZ ka ftuar pesë kompani të huaja për të konkurruar për këtë shërbim, ndërsa ato janë: TNT, DHL, FEDEX, UNI TRANS dhe ADEX.
Sipas njoftimit të KQZ-së, të gjitha këto kompani ofrojnë shërbime ekspres dhe janë të ftuara të dorëzojnë ofertat dhe shembujt e tyre deri më nesër në orën 15:00. Megjithatë, në fazën e testimit paraprak, vetëm dy kompani shfaqën interes për këtë proces.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm për lehtësimin e procesit të votimit të diasporës, që do të ndihmojë në shpërndarjen e materialeve zgjedhore në shumë vende të botës.