Ish-shoferi i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij. Bëhet fjalë për lokalin e Mondi Vogës, në fshatin Krastë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10, ndërsa blutë njoftojnë se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve.
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
49-vjeçari Voga ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në vitin 2019 iu bë atentat, ndërsa u shkarkua nga sistemi i drejtësisë për shkak të lidhjeve të tij të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Ndoja kandidoi nën siglën e PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe u zgjodh deputet.
Edhe në vitin 2017, Vogës iu vendos eksploziv në lokal. Ai është një person me precedent të mëparshëm kriminal. Ai ka qenë një nga personat që ka dhunuar avokatin Ilia Ilia në vitin 2018. Po ashtu, Voga është arrestuar në janar 2020 nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje, pasi udhëtonte me një mjet të blinduar dhe me fenelina. Ndërsa në çantë një armë zjarri pa leje, e tipit TT.
Deri në shtator të vitit 2019 ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy 2018-ës drejtori i ALUIZNI-t në Fushë Krujë. Para disa vitesh vëllait të tij që punon efektiv policie në Tiranë i dogjën makinën dhe i lanë dy granata.