Friday, June 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fundi i rafinerisë së naftës në Ballsh/ Rama e ktheu në park fotovoltaik, punëtorët ende pa drejtësi

Editor by Editor
June 12, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Fundi i rafinerisë së naftës në Ballsh/ Rama e ktheu në park fotovoltaik, punëtorët ende pa drejtësi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rafineria në panele diellore. Historia e rrënimit të rafinerisë së naftës dhe transformimit të saj në një park fotovoltaik, ndërsa ish-punëtorët mbeten ende pa drejtësi.

Sot, aty ku dikur ngrihej madhështore Rafineria e Naftës në Ballsh, gjigandi i industrisë shqiptare për mbi katër dekada, është shndërruar në një park të madh fotovoltaik. Me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, u hoqën gjurmët e një industrie që dikur punësonte mbi 2,000 banorë dhe përpunonte mbi 1 milion litra naftë në vit.

Rafineria, e njohur si “Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës”, mbulonte një sipërfaqe prej 90 hektarësh. Ajo u ndërtua në vitin 1972 nga të dënuarit e Repartit 309 dhe nisi funksionimin në vitin 1979. Por historia e saj pas viteve ’90 është historia e një serie privatizimesh të dështuara, borxhesh marramendëse dhe shkatërrimit gradual.

Pas kalimit nga një pronar tek tjetri, përfshirë kompani si “ARMO”, “Deveron Oil”, “Tosk Energji” dhe “Allumn Enterprises, në vitin 2019 rafineria u mbyll përfundimisht, duke lënë pas miliona euro borxhe dhe 997 punonjës me paga të prapambetura. Drejtësia, megjithëse në vitin 2017 dha një vendim në favor të punëtorëve për 13 paga të pashlyera, nuk arriti të ekzekutohej asnjëherë.

Kompania “Shijaku” e bleu rafinerinë për 9 milionë euro nga banka “Credins”, e cila kishte sekuestruar asetet për shkak të borxheve. Më pas, uzina u çmontua dhe zona u transformua në “Greennat Solar Park Ballsh”, një central diellor për prodhimin e energjisë elektrike. Ndërtimi i këtij parku u miratua pa garë dhe pa respektuar procedurat e plotë ligjore mbi asetet ende të sekuestruara të “ARMO”.

Fundi i një epoke në Ballsh

Protesta e Naftëtarëve

Dikur gjiganti industrial i jugut, “Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës” në Ballsh, ishte shtylla ekonomike dhe sociale e gjithë zonës përreth. Prej më shumë se katër dekadash, kjo rafineri shtrihej në një sipërfaqe prej 90 hektarësh, me një kapacitet përpunimi mbi 1 milion litra në vit. Sot, në vend të saj, ngrihen fusha të mëdha me panele fotovoltaike, si pasojë e një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe një lejeje të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Rafineria, e privatizuar në vite e dorë më dorë, u ble në fund nga kompania “Shijaku” për 9 milionë euro. Me këtë transaksion, kompleksi industrial u çmontua për skrap, ndërsa mbi truallin e tij nisi ndërtimi i parkut fotovoltaik “Greennat Solar Park Ballsh”. Por ky transformim i shpejtë la pas vetes plagë të thella sociale dhe ekonomike.

Mbi 2 mijë punëtorë mbetën të papunë, ndërsa 997 prej tyre presin ende të marrin 13 paga të prapambetura, që datojnë nga falimentimi i rafinerisë në vitin 2019. Z. Haki Paja, një prej ish-punonjësve me mbi 25 vite përvojë si teknik në repartin e mirëmbajtjes, kujton me dhimbje kohën kur “86 vetë mbanin në këmbë gjithë uzinën”.

Rafineria nisi të ndërtohej në vitin 1972 nga të dënuarit politikë të Repartit 309. Përveç rafinerisë, ata ndërtuan edhe pallate banimi e madje edhe varreza. Uzinës iu deshën shtatë vite për t’u bërë funksionale, duke u kthyer më pas në zemrën e ekonomisë së zonës.

Megjithatë, pas viteve ‘90, me hyrjen në tranzicion, uzina kaloi nga një pronar tek tjetri: nga Rezart Taçi në 2008, tek Heaney Assets Corporation në 2013, më pas “Deveron Oil”, “ Petrol and Drilling”, “Allumn Enterprises”, dhe më tej, me qira tek “Tosk Energji” dhe “Bylis Energji”.

Këto ndërrime të vazhdueshme sollën paqëndrueshmëri të thellë, borxhe që arritën në 700 milionë euro, dhe më në fund, mbylljen përfundimtare në vitin 2019.

Drejtësia e vonuar, dëm i shumëfishuar

Gratë në grevë urie

Një vendim gjykate i vitit 2017 u dha të drejtë punëtorëve për pagesat e papaguara, por ai nuk është zbatuar as sot. “Kam mbi 1.2 milion lekë për të marrë”, thotë z. Paja. Shumë nga naftëtarët që pritën drejtësi, kanë ndërruar jetë pa i parë kurrë ato para.

“Disa nga këta naftëtarë që punonin atje kanë ndërruar jetë dhe nuk ja panë hajrin atyre lekëve as në pleqëri, – shton z.Haki.

Çështja e naftëtarëve e cila u referua pranë gjykatës, nisi si një proces individual e më pas kaloi në grupe me nga 200 punonjës. Tri grupe dolën fitues, ndërsa ai i fundit vazhdon ende të zvarritet duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të formës së prerë.

”Kompanitë private vinin si investitorë strategjik dhe iknin duke lënë borxhe të mëdha mbi supet tona”, – shprehet z.Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve në Ballsh.

Protestat, grevat e urisë, përballja me shtetin dhe indiferenca e institucioneve, kanë qenë shoqëruese të vazhdueshme të kësaj sage. Në 2020-n, gra punëtore qëndruan 26 ditë në grevë urie, ndërsa vetë ministria vendosi vetëm një ndihmë financiare të përkohshme prej 40 000 lekësh në muaj për një vit, dhe më vonë 30 000 lekë për dy vite të tjera, zgjidhje afatshkurtra që nuk i dhanë fund plagës.

“Më kujtohen gratë që për gati 1 muaj rrinin në uzinë ditë e natë, duke shpresuar për ndonjë reagim”, – tregon i moshuari.

Premtimet politike kanë qenë po aq të shumta sa dhe të pambajtura. Ish-punëtorët kujtojnë vizitat e Kryeministrit Edi Rama në rafineri, që nga viti 2013 e më tej, me batuta dhe deklarata që nuk u materializuan kurrë në zgjidhje konkrete.

“Erdhi dhe provoi naftën që prodhonim ne dhe me sarkazmën e tij, kur e kryqëzuam me shpatulla pas murit për pagat e pamarra, iu drejtua ish-kreut të sindikatës me një batutë: Jepja lekët punëtorëve se nuk do i marrësh me vete në varr”, – tregon ish-naftëtari.

Katër vite më vonë, kur asnjë gjë nuk kishte ndryshuar, kryeministri del me një deklaratë: ”Investitorët e jashtëm që sollëm në rafineri, e panë të pavlefshme investimin edhe një herë në këtë zonë”, – deklaroi kryeministri.

Pati një reagim nga ministria në vitin 2020, ku u vendos me anë të një VKM-je, që do të jepej një ndihmë financiare prej 40 000 lekësh për punonjësit për një periudhë 1-vjeçare. Ky vendim nuk ishte i mjaftueshëm për asnjë naftëtar dhe  sërish e la të paekzekutuar vendimin e formës së prerë për milionat e papaguara.

“Unë vitin e parë, në 2020, mora 40 000 lekë pagë, vitin tjetër 30 000 dhe vitin e fundit 20 000 lekë”,-sqaron z.Paja. Në kohën kur luhej me vendime të ndryshme se si t’i blihej mendja rreth 1 mijë punonjësve të lënë në mëshirë të fatit, djersa e një viti të tërë, e cila përkthehej në një vit kontribut në shtëpitë e secilit, u la përsëri në harresë.

Tetori i vitit 2021 solli edhe fundin e vendimit të ministrisë dhe naftëtarët mbetën sërish në rrugë. Të mbledhur në sheshin para uzinës e të përfaqësuar nga kreu i sindikatës së tyre, punonjësit kërkonin një zgjidhje tjetër më afatgjatë.

Zgjidhja e radhës, përsëri si reagim nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, i mundësojë naftëtarëve që për dy vitet në vazhdim të merrnin një pagë 30 000 lekë në muaj.

Ndërkohë, në vitin 2023, një Vendim i Këshillit të Ministrave dhe leje e KKT-së, i hapën rrugën ndërtimit të parkut fotovoltaik, duke çuar përfundimisht për skrap një simbol industrial të një epoke të tërë. Nga kjo marrëveshje, shteti do të përfitojë 2% të prodhimit vjetor të energjisë si “royalty”.

Shkatërrimi pa transparencë

Greva e naftëtarëve

Gjashtë vite pas falimentimit të rafinerisë i vetmi ndryshim është se kjo e fundit u çua për skrap. Një VKM e miratuar në vitin 2023, dhe leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit në 2024, e çmontoi të gjithë uzinën për ta zëvendësuar me një “Park Fotovoltaik”. Vendimi parashikon ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike nga shoqëria “Greennat Solar Park Ballsh”, e cila është në pronësinë e kompanisë “Shijaku”, të biznesmenit Shpëtim Shijaku. Shijaku e bleu rafinerinë për 9 milionë euro nga banka Credins e cila kishte sekuestruar 54 asetet e ARMOS vite më parë për të shlyer borxhin që kjo e fundit kishte mbi ta. Nga ky vendim në këtë mes favorizohet edhe pala shtet. Edhe pse shteti hoqi dorë nga 15% i aksioneve që kishte në “ARMO”, pas këtij vendimi do të përfitojë në formë “Royalty” 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose do ta konvertojë këtë të fundit në vlerë monetare.

Nga e gjithë uzina, vetëm 20 hektarë kanë mbetur të paprekura. “Çdo gjë tjetër është çmontuar. Kanë lënë vetëm një godinë trekatëshe, që dikur shërbente si administratë, dhe dy magazina që po i përdorin për qëllimet e tyre,” – tregon zoti Haki.

Sipas sindikatës, çmontimi i rafinerisë u krye pa garë dhe pa njoftim të dytë nga gjykata, pavarësisht se asetet e ARMO-s ishin nën sekuestrim konservativ që prej vitit 2019. Kjo ka ngritur pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe ndarjen e përfitimeve.

”Ne protestuam kur e pam se po shkatërrohej Rafineria ku kishim kaluar gjithë jetën tonë. U futëm të ndalonim punimet por forcat e shumta të policisë na mundën, – shprehet ish-naftëtari.

Kompania Shijaku ndërhyri në zonën ku dikur ka qënë Rafineria e cila quhej “Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës” në Ballsh, pa një leje nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mohon të ketë një rol në prishjen e uzinës, Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës deklaron miratimin e ndërtimit të centralit në zonën kadastrale nr.1090 në Ballsh.

Referuar dokumentave, asetet e ARMO-s kishin një urdhër sekuestro konservative të vitit 2019 dhe vendimi i gjyqit ishte marrë mbi asetet e ish-rafinerisë. Në çdo rast mbi të cilin do duhej të punohej në këtë zonë të sekuestruar do të duhej një njoftim i dytë nga Gjykata. ”Ndërhyrja në territorin e uzinës është bërë kur asetet e saj ishin ende nën urdhër. Që të hiqet shiriti i një vendi të sekuestruar duhet minimalisht të bjerë vendimi i gjykatës, – shprehet Sokoli.

Efektet nuk u ndjenë vetëm tek punëtorët. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër, Zamir Malasi, mbyllja e rafinerisë hoqi nga ekonomia lokale rreth 900 mijë dollarë në vit, një goditje e rëndë për të ardhurat dhe punësimin në zonë.

“Është tharë burimi kryesor i financave me një kontribut rreth 900 mijë dollar në vit, – thotë Malasi.

Sot, nga uzina e dikurshme ka mbetur vetëm një godinë trekatëshe e administratës dhe dy magazina. Gjithçka tjetër është fshirë nga historia, për ti lënë vendin një parku diellor që duket sikur simbolizon harresën.

/Shteg.org/

Previous Post

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

Next Post

Tragjike në Fier, 28-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Next Post
Tragjike në Fier, 28-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Tragjike në Fier, 28-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

June 13, 2025
SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO

SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO

June 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al