Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fruthi, apel për vaksinim, në 3 muaj preken 12 fëmijë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Fruthi, apel për vaksinim, në 3 muaj preken 12 fëmijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në  shqetësim për autoritetet shëndetësore.

As në Shqipëri nuk mungojnë rastet ndonëse jo në të njejtat shifra si në rajon.  Instituti I Shëndetit Publik konfirmon 12 fëmijë  nga 0 në 14 vjeç  të  prekur prej tij nga janari në mars.

Dominojnë  të vegjlit pa mbushur katër vjeç dhe shumica prej tyre janë zbuluar në Fier.  Janë trajtuar në spital  dhe aktualisht mjekët thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pra 10 nga  rastet janë nën 4 vjeç,  1 rast 9 vjeç dhe   1 rast 14 vjeç.   Nga këto raste 9 të pavaksinuar, 75% të pavaksinuar 3 vetëm me një dozë  pra nuk ka përfunduar skema e plotë e vaksinimit.  Mbizotëron në Fier me tetë raste, 1  Vau I Dejës,  1 Lezha, 2 Tirana.

Shumica e rasteve janë pa lidhje epidemiologjike, por në rrethin e Fierit është vënë re një shpërthim në një kopsht.”

Me qëllim frenimin e përhapjes së  infeksionit  autoritetet  shëndetësore I bëjnë thirrje  çerdheve, kopshteve dhe shkollave të mos pranojnë fëmijë  pa kartelë vaksinimi.

Ndërsa prindërve  të bëjnë kujdes pasi  në ditët e para  fruthi ngjason  me  infeksionet e rrugëve të frymëmmarrjes dhe  ka transmetueshmëri të lartë.

“Ajo që është e rëndësishme për institucionet parashkollore dhe shkollore të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar sepse bëhen burim për përhapjen e fruthit dhe tek fëmijët e tjerë.

Fruthi është një sëmundje që përhapet nga kontakti I ngushtë I fëmijëve me një tjetër  përmes spërklave të  ajrit.  Raporti infeksion sëmundje është 1 me 1,  nëse ke kontakt probabilititi është 100% për tu prekur. Nis me temepraturë të lartë  38 gradë edhe më e lartë,  karakteristikë në fillim, ka dhe shenja si skuqje të syve rrjedhje hundesh mund të ngatërrohet dhe me viroza respiratore.  Pas kësaj periudhe 2 -3 ditë që ka temperaturë fillon shfaqet rash ose këto njollat e kuqe.”

Fruthi mund të shkaktojë ndërlikime serioze të shëndetit dhe mund të çojë deri në humbje jete.  Vaksinimi kundër tij kryhet në dy  doza  që aplikohen në moshën  një dhe pesë vjeç.

“Duke u nisur nga  situata epidemiologjike nga vendet e rajonit, në kontinentin europian janë me mijëra rastet me shtimin e lëvizjes së popullatës  familjarëve rritet mundësia e infektimit.”

Aktualisht në  vendin tonë kanë marrë dy dozat kundër fruthit  sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 92% e fëmijëve, por sipas  Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbulesa vaksinale  e nevojshmë për të  parandaluar shpërthimet e sëmundjes ngjitëse  duhet të jetë 95%./

Previous Post

Çmontohet grupi kriminal shqiptar i narkotikëve në Katalonjë, pesë në pranga

Next Post

Vota e diaspores/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

Next Post
Vota e diaspores/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

Vota e diaspores/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al