Friday, June 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Foto me Ramën/ “Rilindasi” i Konispolit, Arben Murto, trafikoi 100 kg drogë në Greqi

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Foto me Ramën/ “Rilindasi” i Konispolit, Arben Murto, trafikoi 100 kg drogë në Greqi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është bërë traditë që pas çdo episodi trafiku lëndësh narkotike do të gjenden gjurmët e një “rilindasi” të Edi Ramës.

Ditën e djeshme, në Greqi u arrestua shqiptari Arben Murto nga Konispoli. Ai u gjet në një automjet, së bashku me dy efektivë policie greke, duke transportuar rreth 100 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Operacioni për arrestimin e Murtos u zhvillua në zonën e Igumenicës. Bashkë me të u arrestuan edhe policët Konstantinos Nakos dhe Dimtrio Oikonomou.

Arben Murto është një personazh i njohur në strukturat politike të Partisë Socialiste në Sarandë dhe Konispol.

Ai është shfaqur shpesh në krah të kryeministrit dhe njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama, gjatë fushatave elektorale.

Në foton më poshtë, Murto, i cili mban syze të errëta, gjendet në pozicionin menjëherë pas kryeministrit Rama, gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Në foto: Arben Murto (në rreth) pas kryeministrit Edi Rama, në një takim elektoral në Sarandë

Partitë, ashtu si çdo organizëm tjetër, ndjekin një protokoll të rreptë vendosjeje, sidomos për personat që qëndrojnë pranë liderit. Këta persona duhet të jenë të devotshëm dhe veprimtarë të rëndësishëm në kauzën partiake.

Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja e Murtos, Eranda Murto, përfshihet tek njerëzit e besuar të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zonën e Konispolit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Eranda Murto bashkëshortja e Arben Murtos, ka qenë anëtare e Partisë Socialiste në Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për Bashkinë Konispol në procesin elektoral për pushtetin lokal, të zhvilluar në 14 Maj 2023.

Në foto: Eranda Murto, bashkëshortja e Arben Murto, ishte anëtare e PS-së në KZAZ Konispol, në zgjedhjet lokale 2023

Dy ditë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, Policia e Sarandës raportoi se ishte djegur makina e Arben Murtos. Në atë kohë, u la të kuptohej se kjo zjarrvënie kishte lidhur me përplasjet politike. Por kjo pistë nuk u provua asnjëherë dhe, mesa duket, ngjarja nuk lidhjet aspak me angazhimin partiak të Murtos.

Arben Murto, duket se krahas angazhimit të rëndësishëm partiak, ka zhvilluar edhe një tjetër aktivitet, tërësisht të paligjshëm, për të cilin u arrestua në Greqi, atë të trafikantit të narkotikëve. Të paktën, kështu rezulton nga raportimet e policisë së shtetit fqinj.

Sipas raportimeve të medias greke, 41-vjeçari shqiptar, Arben Murto, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, ishte pasagjer në makinën që përdorej nga sektori i anti-drogës së Igumenicës, e cila drejtohej nga oficeri Konstantinos Nakos.

Operacioni policor u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtes (15 mars 2024), ku në pranga përfunduan 41-vjeçari shqiptar dhe dy oficerë të Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.

Gjithçka nisi kur automjetit zyrtar të policisë iu dha urdhër të ndalonte nga patrulla në terren për shkak të pranisë së një personi të paidentifikuar dhe të veshur civil në të.

Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar Konstantinos Nakos nuk iu bind urdhërit të kolegëve dhe ka tentuar të largohet. Ndjekja përfundoi pas disa minutash kur mjeti i policisë u përplas me tre makina të parkuara në rrugë.

Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.

Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjeç, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar.

Previous Post

Tentoi të vrasë nënë e bir duke i shtypur me makinë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

Next Post

“Koha për prova”, Sylvinho: Frikë? Kurrë! Dera e Kombëtares e hapur për të gjithë

Next Post
“Koha për prova”, Sylvinho: Frikë? Kurrë! Dera e Kombëtares e hapur për të gjithë

“Koha për prova”, Sylvinho: Frikë? Kurrë! Dera e Kombëtares e hapur për të gjithë

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…
AKTUALITET

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

June 4, 2026
Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al