“Produktet më cilësore me çmimet më të mira tek Supermatket Xhangolli.”, ky është një ndër sloganet që ky market përdor në postimet e tij në rrjetet sociale.
Mirëpo në një faturë të mbërritur në redaksinë e Maska.al, duket se realiteti është krejt ndryshe.
Sikurse shihet produkti Wudy 100 gram, në ambientet e frigoriferit shfaqet në çmimin 59 lekë.
Kurse në faturën e prerë shfaqet se është në çmimin 69 lekë, i njëjti produkt po me peshën 100 gram.
Qytetari shprehet se e ka marrë produktin tek Market Xhangolli i cili ndodhet në zonën e Vasil Shantos.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët bien pre e këtyre manipulimeve nga ana e pronarëve apo menaxherëve të rrjeteve të supermarketeve në vendin tonë.
Të shumta janë ato raste ku qytetarët “magjepsen” nga çmimet e dhëna në raftet e produkteve dhe habiten kur fatura e tyre rezulton përtej çmimeve që vetëm disa minuta më parë kishin parë.