Një efektiv zjarrfikës është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Efektivi zjarrfikës u transportua nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai kishte shkuar së bashku me ekipin për të fikur zjarrin qe përfshiu një magazinë në këtë qytet.
Zjarri ra rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.