Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur një 28-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të shlyerjes së borxhit, vëllai i 28-vjeçarit ka dërguar një familjar të tij në Lushnjë, ku i janë dorëzuar 34-vjeçarit dy automjete.
I dyshuari u kap nga uniformat blu në momentin që po merrte automjetet. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një armë neuroparalizuese, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.







