Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SOCIALE

Fëmijët me aftësi të kufizuara në qendër të vëmendjes së Ambasadës Saudite

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in SOCIALE
0
Fëmijët me aftësi të kufizuara në qendër të vëmendjes së Ambasadës Saudite

Screenshot

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi sot në Tiranë një aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Ky event i gjerë mblodhi rreth 250 fëmijë me aftësi të kufizuara nga disa qytete të vendit, përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupit diplomatik dhe organizatave partnere. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë solidariteti dhe një mesazh i fortë humanizmi, duke vënë në qendër dinjitetin dhe gjithëpërfshirjen.
Aktiviteti përfshiu performanca muzikore nga fëmijët me aftësi të kufizuara, videoprezantime sensibilizuese dhe një sërë aktivitetesh rekreative të hapura, si bowling, bilardo, lojëra fizike dhe elektronike, si edhe momente të gëzueshme karaoke. Fëmijëve pjesëmarrës iu shpërndanë gjithashtu dhurata simbolike, si një shenjë falënderimi dhe inkurajimi.

Në fjalimin e tij, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Sh.T. z. Faisal Gazi Hifzi, theksoi se Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një moment reflektimi të thellë mbi vlerat universale të barazisë dhe dinjitetit. Ai u shpreh se “mbështetja e personave me aftësi të kufizuara nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një përgjegjësi morale dhe qytetëruese që pasqyron nivelin e vetëdijes së kombeve”.

Ambasadori nënvizoi se Mbretëria e Arabisë Saudite, në kuadër të Vizionit 2030, ka ndërmarrë reforma të gjera me synim fuqizimin e kësaj kategorie përmes programeve kombëtare të avancuara, legjislacionit modern dhe investimeve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rehabilituese dhe teknologji asistive. “Vizioni 2030 e vendos njeriun, pa përjashtim, në qendër të zhvillimit. Objektivi ynë është të garantojmë një jetë të denjë dhe mundësi të plota për pjesëmarrje aktive në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik,” u shpreh ai.

Në vijim, ambasadori vuri theksin te vlerat e përbashkëta mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë: “Kjo ceremoni nuk është thjesht një aktivitet festiv; ajo është një mesazh i qartë se shoqëritë e forta janë ato që përqafojnë çdo individ. Sot ne qëndrojmë së bashku, sauditë dhe shqiptarë, për të thënë se humanizmi është një gjuhë e vetme.” Ai falënderoi institucionet shqiptare për bashkëpunimin e vazhdueshëm, partnerët që mbështetën iniciativën dhe, veçanërisht, familjet dhe fëmijët pjesëmarrës “prej të cilëve marrim frymëzim, forcë dhe vendosmëri”.

Duke folur në emër të qeverisë shqiptare, Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Ina Majko, përgëzoi Ambasadën e Arabisë Saudite për organizimin dhe theksoi se mbështetja për personat me aftësi të kufizuara mbetet prioritet qendror i politikave sociale të Shqipërisë. Ajo vuri në dukje zgjerimin e shërbimeve komunitare përmes Fondit Social, programet e ndërhyrjes së hershme për fëmijët 0–2 vjeç, rritjen e numrit të mësuesve ndihmës, përmirësimin e qendrave të zhvillimit dhe forcimin e integrimit të shërbimeve shëndetësore e sociale në 103 qendrat socio–shëndetësore në vend.

Të dy palët theksuan se progresi i një shoqërie matet nga mënyra se si trajton anëtarët e saj më vulnerabël. Eventi i sotëm shërbeu si një dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe në angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më humane dhe më të barabartë për të gjithë.

Tags: Ambasada sauditeFëmijë me aftësi të kufizuarafemije me nevoja të veçanta
Previous Post

Hetime për 12 tendera/ Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del pas 3 orësh në SPAK, gojëkyçur me mediat

Next Post

Trump-it i kërkojnë më shumë angazhim për Ballkanin në Kongres

Next Post
Trump-it i kërkojnë më shumë angazhim për Ballkanin në Kongres

Trump-it i kërkojnë më shumë angazhim për Ballkanin në Kongres

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al