Fabrika e qumështit “Erzeni” në Samatic të Beratit është kthyer në një burim serioz ndotjeje.
Në fabrikën që administron Ridvan Begaj, “ditë-natë” prodhohen produkte plastike që përmbajnë substanca të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Tymrat dhe mbetjet plastike që dalin nga kjo fabrikë përhapen në ajër dhe tokë, ç’ka sjell edhe probleme me frymëmarrjen, alergji dhe shqetësime të tjera për banorët e zonës, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.
“Fabrika Erzeni Samatic, Berat. Dit dhe nate këtu krijohen plastika kancerogjene ne dem te fshatit tone”, denoncon një qytetar për JOQ.
Banorët e Samaticit kërkojnë drejtësi, ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të ndalur ndotjen nga fabrika “Erzeni”.