Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Euro bie përsëri, arrin rekord të ri në 95.32 lekë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Euro bie përsëri, arrin rekord të ri në 95.32 lekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar përsëri rënie ditën e sotme dhe ka thyer lehtë minimumin e mëparshëm historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 2.8%.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të Euros vazhdon të karakterizohet nga presione në rënie, për shkak të ofertës së bollshme të valutës në treg.

Këto presione në rënie zbuten përkohësisht nga ndërhyrjet e vazhdueshme të bankës së Shqipërisë. Por, brenda një harku disaditor, trysnia e tregut për ta zhvlerësuar kursin e Euros rritet sërish, duke bërë që ai të shënojë rekorde të reja historike në rënie, ndonëse me amplituda të kufizuara lëvizjeje.

Tremujori i tretë i vitit i ka theksuar më shumë presionet nënçmuese mbi Euron, për shkak të rritjes së ofertës valutore, të lidhur sidomos me turizmin. Është e pritshme që tregu ta shtyjë Euron në rënie gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa masa e rënies do të ngelet e lidhur me rolin që do të vazhdojë të luajë Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, në periudhën 2024-2025 Banka Qendrore ka blerë afërsisht dy miliardë euro në tregun valutor, blerje që vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e Euros.

Blerjet e valutës kanë vazhduar edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, duke parë tendencën në rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek, por shifrat e blerjeve nuk janë bërë ende publike.

Megjithatë, me inflacionin që po afrohet drejt objektivit prej 3%, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do të bëhen më të vështira për t’u motivuar me argumentin e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Një reduktim i rolit të Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor mund të sjellë rënie me ritme disi më të lartë të kursit të Euros. Nga ana tjetër, një efekt i kundërt i lidhur me shtrenjtimin e pritshëm të mallrave të importit në kursin e këmbimit, për momentin, nuk po shfaqet./ Monitor

Tags: eurokursi i kembimit
Previous Post

Shisnin d*ogë afër shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona

Next Post

Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

Next Post
Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al