Thursday, June 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eshtrat e të birit u gjetën pas 7 vitesh, flet nëna Mariglen Gjonajt

Editor by Editor
November 22, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Uncategorized
0
Eshtrat e të birit u gjetën pas 7 vitesh, flet nëna Mariglen Gjonajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna e Mariglen Gjonaj, të miturit i cili u vra në maj të 2015 dhe eshtrat e të cilit u gjetën pas 7 vitesh, ka folur për herë të parë sot, që kur autori i vrasjes, Kristjan Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjonaj dyshohet se u vra për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës ‘Rolex’ dhe varëse prej floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, mamaja e tij ka treguar se shpreson të zbardhet çdo gjë lidhur me vrasjen e të birit. Ajo është shprehur se është bërë nënë për Mariglenin dhe të vëllanë, pasi i vranë burrit. Ajo tha më tej se ky i fundit ishte vrarë në sy të fëmijëve.

Pjesë nga intervista:

Liljana Gjonaj: Dha shpirtin e vet në mënyrën më makabre, shpresoj të zbardhet çdo gjë. Ai ishte fëmijë shumë i qetë dhe dhuronte vetëm dashuri. Unë si prind jam mundur ti jap vetëm edukatë e dashuri, të jetë shembull. Në shkollë derisa mbaroi klasën e 9-të çdo gjë shkoi mirë, kur erdhi koha për ta kaluar në gjimnaz më tha që dua të merrem me sport. E ndava nga gjimnazi ku ishte i vëllai, me shoqërinë ka kaluar shumë mirë. Jam interesuar dhe shkoja shumë shpejt, isha babë e nënë për të. Shkonte në boks rregullisht, më thoshte mami do të bëhem kampion.

Humbjen e babait si e përjetoi?

Liljana Gjonaj: Keq e përjetoi, sepse është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh. I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje. Djali im rrinte në konvikt dhe interesohesha tek kujdestaret. Ka pasur shoqëri të mirë.

E kujtoni ditën e zhdukjes së tij?

Liljana Gjonaj: Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.

Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?

Liljana Gjonaj: Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.

Vrasja e Mariglent Gjonaj

Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”

Më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm, pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër. Gjithashtu, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg, Kristjan Cenajt të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo masë nuk është pranuar nga gjykata.

Avokati i familjarëve te viktimës kërkon zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Ai pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

Previous Post

Berisha njofton protestën kombëtare të radhës

Next Post

Vrasja e Martinit/ Prindërit mblidhen pranë shkollës “Fan Noli”: Të hënën, protestë në orën 17:00

Next Post
Vrasja e Martinit/ Prindërit mblidhen pranë shkollës “Fan Noli”: Të hënën, protestë në orën 17:00

Vrasja e Martinit/ Prindërit mblidhen pranë shkollës “Fan Noli”: Të hënën, protestë në orën 17:00

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij
AKTUALITET

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

by Editor
June 2, 2025
0

Një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare u bë virale në rrjet. Në...

Read moreDetails
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend

June 5, 2025
Merret vendimi/ Trump anulon zyrtarisht 83% të programeve të USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit të pranojnë migrantët e dëbuar

June 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al