Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eltar Deda i Albpetrolit, 150 milionë për … foto dhe video Instagrami! Tenderi denoncohet!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Eltar Deda i Albpetrolit, 150 milionë për … foto dhe video Instagrami! Tenderi denoncohet!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për sektorin e naftës në Shqipëri dëgjojmë vetëm lajme mbi skandalet e kompanive që nuk paguajnë taksa dhe fshehin fitimet nga eksporti i hidrokarbureve, rafineritë që mbyllen dhe trojet jepen për parqe voltaik apo pallate. Nga ana tjetër vjen propagandë e rreme për suksese. Kryeministri Rama është ikona e lajmeve të tilla. Ai mbahet mend për naftën e Shpiragut, që nuk doli kurrë në sipërfaqe.

Stilin e shefit të tij e ndjek edhe Eltar Deda, drejtori i Albpetrol, që harxhon 150 milionë lekë (pa TVSH) vetëm për video dhe foto në instagram.

Se çfarë do të postojë Eltari për Albpetrolin e merrni me mend. Se si e ka katandisur shoqërinë shtetërore shikojeni më poshtë në këtë grafik.

Eltari nuk do t’ia japë publikut këto të dhëna, sepse aty del që ndërmarrja e tij po shkon gropë. Qysh nga momenti kur e mori detyrën nga Belinda Balluku, më 10 tetor 2022 dhe më pas, Deda e çoi Albpetrolin në nivel 2.5 herë më të ulët të fitimeve.

Meqenëse kemi vetëm fakte dhe bëjmë verifikimin e tyre në mënyrë të pavarur, po raportojmë kontratën e Eltar Dedës “Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun” që e ka Fondin Limit 14,873,333 Lekë pa TVSH.

Kështu, pasi i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shoqërisë, Eltar Deda bën edhe strategji me paratë e shtetit, që të rregullojë imazhin e nxirë nga korrupsioni.

Tenderi për momentin është anuluar me urdhër të KPP, për shkak të denoncimit të shkeljeve të ligjit për prokurimet.

Tenderi i strategjisë së videove të Instagramit

Qysh në krye duhet të themi se ky është një tender shërbimesh që është klasifikuar si blerje mallrash për të kamufluar qëllimet dhe për të justifikuar paratë e shpenzuara. Procedura është njoftuar më 19 mars 2025 ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 20 maj 2025, kur është mbajtur tenderi. Në këtë procedurë morën pjesë dy operatorë ekonomik.

Data e mbajtjes se tenderit 20-05-2025:1. OPTIMA COMMUNICATION” shpk; 2. R & T ADVERTISING” shpk. Më 4 qershor 2025 është shpallur fitues kompani e dytë që është në pronësinë e Adrian Rucit, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është skualifikuar.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Denoncimi i tenderit për shkeljet e ligjit

Operatori ekonomik “OPTIMA COMMUNICATION” e ka kundërshtuar vendimin e komisionit të vlerësimit të ofertave duke denoncuar shkeljet në KPP.

Paradoksi  është se kompania ankuese fillimisht ( më 29 maj 2025) është kualifikuar, ndërsa operatori tjetër rezultonte i skualifikuar nga gara.

“Nga vlerësimi i procedurës së prokurimit ju si operator ekonomik jeni renditur i pari. Mbështetur ne nenin 26, pika 6, tё VKM nr. 285, datë 19.05.2021, i ndryshuar, ku

parashikohet që “Përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti/enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar i pari dorëzimin e dokumenteve provuese si dhe shoqëruese të ofertës, të dorëzuara në rrugë elektronike”, citojmë shkresën e Albpetrol nisur kompanisë që denoncon.

Por gjërat do të përmbyseshin në tavolinë si letrat e bixhozit. “Optima Communication” SHPK  me datë 2 qershor 2025 merr e-mail nga Albpetrol me titull “Sqarim mbi vlerësimin e procedurës me objekt ‘Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun”:

Përshëndetje,

Pas vlerësimit të procedurës së prokurimit me objekt “Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun”, me date 29.05.2025 në SPE ju ka mbërritur një mesazh “Kërkesë për paraqitje dokumentacioni”. Ju sqarojmë se KVO gabimisht gjatë kryerjes së vlerësimit në SPE ka kualifikuar ofertën tuaj. Arsyet e skualifikimit të ofertës tuaj, gabimisht i janë vendosur një ofertuesi tjetër pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi. Për këtë arsye, oferta juaj rezultoi e kualifikuar, kur në të vërtetë duhet të rezultonte e skualifikuar. Pas konstatimit të gabimit, sot më datë 02.06.2025, KVO ka kryer rivlerësimin e procedurës duke e skualifikuar ofertën tuaj. Në SPE gjeni arsyen e skualifikimit të ofertës tuaj. Për sa më sipër, lutemi të mos e merrni në konsiderate mesazhin e dërguar për paraqitje dokumentacioni! Duke Ju kërkuar ndjesë për këtë lapsus, ju urojmë punë të mbarë! Marsela Pëllumbi, në cilësinë e anëtarit të KVO”.

Me ndryshimin e fituesit, kompania ankuese mëson se është skualifikuar se nuk ka bërë “Deklaratë mbi disponueshmërinë e anëtarit të stafit”.

Këtë pretendim e ka hedhur poshtë KPP duke pranuar ankesën e biznesit. Po ashtu, kërkohet anulimi i tenderit dhe rishpallja e tij sipas konstatimeve të KPP.

Tender për postime në Instagram

Ky është një shpenzim që nuk duhej kryer, pasi Albpetrol ka zyrë shtypi, e cila prodhon informacione me foto dhe video. Ndërkohë bëhet një tender sikur do të bëhet film në “Netflix”.  Stafi i Eltarit për mediat, duke ndenjur në zyrë mund t’i rregullojë ato video për Instagram.

Sipas dokumenteve të tenderit, Operatori ekonomik duhet të ketë në stafin e tij këta punonjës të kualifikuar: 1 punonjës Regjizor; 1 punonjës Specialist Marketingu, 2 punonjës Designer në Multimedia.

Puna e tyre zgjat 30 ditë. Sigurisht që stafi do të marrë pagën që merr zakonisht, ndërsa paratë e tjera mbushin llogarinë e mikut të Eltar Dedës.

Puna e tyre konsiston në realizimin e 1 video të përgjithshme për shoqërinë “Albpetrol” SH.A.

Pra, do të jetë Video Spot TV me gjatësi 1 minutë. Kjo video, sipas porosisë së Eltarit duhet të ketë në fokus rolin historik të shoqërisë “Albpetrol” SH.A në industrinë shqiptare, përpjekjet mjedisore dhe investimet në teknologji të reja. Të përçojë historinë, vizionin dhe përpjekjet për një të ardhme të qëndrueshme të shoqërisë “Albpetrol” SH.A, si dhe të ndërtojë një imazh pozitiv dhe të unifikuar të kompanisë.

Publiku, sidomos banorët e Fierit, të Mallakastrës dhe të Vlorës e dinë shumë mirë se si e ka nxirë mjedisin nafta e puseve të Albpetrol.

Operatori Ekonomik duhet të krijojë konceptin, skenarin dhe storyboard-in e spotit televiziv. Përpara përgatitjes së videove, operatori ekonomik duhet të prezantojë një ide nëpërmjet një ‘storyboard’, i cili duhet të ketë në përmbajtjen, ideimin, krijimin dhe skenarin e spotit. Spoti duhet të realizohet në përputhje me standardët dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit në High Definition. Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë dhe 2 versione të tjera të spotit: versionin 30 sekonda dhe një spot 10 sekonda. Xhirimet duhet të përmbajnë: Sekuenca të filmuara me kamera në lartësi nëpërmjet dronit; Sekuenca të filmuara në nivelin e syrit apo të tokës; Të kenë skena nga objektet kryesore të shoqërisë “Albpetrol” SH.A. Të jenë një kombinim midis xhirimeve të ndryshme dhe elementeve grafik të animuar. Dhe të shoqërohet me muzikë, Audio/narracion shoqërues me copyright.

Kërkohet realizim i 5 videove informuese për 5 vendburimet prodhuese të naftës që janë në administrim të “Albpetrol” SH.A. Realizimi i këtyre videove duhet të jenë në formatin dhe konceptin e përshtatshëm për t’u publikuar në web, rrjete sociale, si dhe në prezantime në evente apo takime të ndryshme. Videot duhet të trajtojnë dhe të jenë të dedikuara respektivisht për vendburimin Kuçovë, Cakran – Mollaj, Gorisht –Kocul, Amonicë, Patos.

Të 5-ta videot duhet të jenë në një gjatësi jo më të vogël se 45 sekonda secila. 5 video të tjera 1 minutëshe duhen për Qendrën e Emergjencave të Naftës dhe Gazit (Q.E.M.N.G) Patos, Qendrën e Furnizimit Teknik (Q.F.T) Patos, Qendrën e Shërbimit Gjeologjik (Q.SH.GJ) Patos, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimit Elektrik (Q.F.SH.E) Patos, Qendrën Mekanike të Naftës (Q.M.N) Kuçovë.

Më tej kërkohet realizimi i arkivit të përmbajtjes vizuale dhe multimediale për marketingun digital dhe rrjetet sociale, për t’u përdorur në të gjithë harkun kohor të 1 viti ku përfshihen: 30 video montazhe, 100 fotografi profesionale, 120 designe për postime në rrjetet sociale.

Video montazhet ose gif do t’iu përshtaten formateve të kërkuara për postimet në mediat digitale (postime dhe story në Facebook dhe Instagram, Google ads, Youtube).

Video montazhet duhet të jenë në një gjatësi jo më të vogël se 15 sekonda.

Fotografitë profesionale do të përdoren në “Stories” dhe “Highlights” për të krijuar kategori të veçanta, si “Mjedisi”, “Teknologjia e Re, “Punonjësit Tanë” dhe “Dita në jetën e punonjësve tanë”.

E bëmë këtë paraqitje të shkurtër të videove që të kuptohet se sa na kushton propaganda e Eltar Dedës. Dhe këtij shpenzimi shtojini paratë që do të marrin televizionet dhe rrjetet sociale për të shpërndarë këtë “përmbajtje”. Mos u çudisni kur të dëgjoni shifra 1 milion euro reklamë në këtë apo atë televizion.

/Gijotina.com/

Tags: albpetrolEltar Dedatender
Previous Post

VIDEO-SKANDAL/ Përplasje me banorët e Thethit, Policia dhunon një invalid

Next Post

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

Next Post
“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026
Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al