Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eida e Frident Kuqit rrit çmimin e naftës më shpejt se raketat e Iranit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Eida e Frident Kuqit rrit çmimin e naftës më shpejt se raketat e Iranit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Eida , e Frident Kuqit, ka qenë e para që ka reflektuar paralajmërimet për rritjen e çmimit të naftës, duke e shtrenjtuar me gati 4 lekë për litër.

Aktualisht, në pikat e saj të karburanteve, nafta po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 175 lekë që ishte një ditë më parë.

Tregu i karburanteve në Shqipëri prej kohësh shihet si një ndër më problematikët, pasi rritjet e çmimeve pasqyrohen menjëherë, ndërsa uljet reflektohen me shumë vonesë.

Vetëm një ditë më parë, Shoqata e Hidrokarbureve paralajmëroi se çmimi i naftës mund të rritet deri në 40 lekë për litër.

Lidhur me situatën ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe i cili akuzon drejtpërdrejt shoqatën si një kartel që po abuzon me tregun.

“Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim! Arsyeja e tyre – bursa!! Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla,” shkroi Braçe në rrjetet sociale.

Ai ka sjellë edhe argumente për të mbështetur akuzat e tij, duke theksuar se çmimi i naftës në pompë ka mbetur 173 lekë për litër prej një viti, pa lëvizur asnjë ditë, pavarësisht ndryshimeve në bursë apo kursin e këmbimit të valutave.

“Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?”, ka shtuar ai.

Braçe ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për të ndalur abuzimin, duke propozuar rikthimin e Bordit të Karburanteve, i cili u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë. Sipas tij, ky bord nuk është shpallur antikushtetues dhe mund të shërbejë si një kundërmasë efektive për mbrojtjen e interesit publik.

“Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive! Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen! E fundit gjë; Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë – nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë! Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit,” përfundon Braçe.

Tags: cmimeFrident KuqitKompania Eldanafteskandaloze
Previous Post

Lëvizte me pistoletë, arrestohet në zonën e Astirit 33-vjeçari (Emri)

Next Post

Përleshje mes tre personave në Pogradec, plagoset me thikë një person

Next Post
Përleshje mes tre personave në Pogradec, plagoset me thikë një person

Përleshje mes tre personave në Pogradec, plagoset me thikë një person

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al