Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Ekzekutimi i Klaudio Myrtaj, ç’thotë prokuroria/ Dëshmia e partneres

Editor by Editor
November 9, 2023
in KRONIKE, KRYESORE
0
Ekzekutimi i Klaudio Myrtaj, ç’thotë prokuroria/ Dëshmia e partneres
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Klaudio Myrtaj, 34 vjeç, u ekzekutua me një plumb në kokë në Itali, teksa ndodhej në një zdrukthtari. Ndërkohë janë zbardhur të tjera detaje nga krimi i rëndë.

Prokuroria e Cuneos ka dalë në përfundimi se plumbi që i shkaktoi vdekjen 34-vjeçarit është i kalibrit 22, ndërsa qitësi e ka qëlluar në anën e djathtë të kafkës mbi vesh.

Vrasësi ka qëlluar njëherë ndaj viktimës, duke e lënë në agoni dhe më pas është zhdukur. Deri më tani autoritetet italiane nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë mbi autorin, sikundër edhe mbi shkaqet e krimit të rëndë.

Fillimisht u ngrit si pistë e krimit pasioni. Por partnerja e viktimës e ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ngjarje.

“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Ishte një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht në dy raste me burra të tjerë, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i shihja. Askush nuk e ka vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte.

Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes. Kur më telefonuan, mendova aksident, pastaj më shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Duam drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”, rrëfeu ajo për “La Stampa”.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur për “La Stampa” dhe motra e viktimës, Desara Myrtaj. Ajo tha se është e shokuar nga ngjarja, duke shtuar se i vëllai nuk kishte shprehur shqetësime kohët e fundit.

“Jam e shokuar. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë gjendej pranë meje. Ai ishte një djalë i mbarë, ai mbaroi universitetin dhe kishte një master në marrëdhënie me publikun. Klaudio punoi në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para.

Ai kontaktoi kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Por na vjen ky lajm i tmerrshëm. Më lajmëruan kushërinjtë e mi. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë shqetësim, madje as kushërinjve të tij nuk u kishte thënë se mund të kishte probleme. Ishte njeri i sjellshëm dhe korrekt dhe nuk mund të lëndonte askënd.

Nuk gjej logjikë që ngjarja të jetë krim pasioni. Ne kemi besim te drejtësia italiane, se do ta zbardhë këtë ngjarje. Mamaja është e shkatërruar.

Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë trupin e Klaudios në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën”, tha motra e 34-vjeçarit.

Klaudio Myrtaj po punonte si çdo ditë në zdrukthtari, kur u vra papritur me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai kishte dy vite që kishte mbërritur në Itali.

Previous Post

Kamp emigrantësh në Shëngjin, qytetarët në protestë

Next Post

Arjola flet për largimin nga Portokalli: Sa më shumë eksperiencë ke…

Next Post
Arjola flet për largimin nga Portokalli: Sa më shumë eksperiencë ke…

Arjola flet për largimin nga Portokalli: Sa më shumë eksperiencë ke…

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi

Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi

July 1, 2025
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al