Eksperti i IT, Besmir Semanaj ka ngritur alarmin se qeveria po tenton të vendosë pranë operatorëve më të mëdhenj të internetit, DPI ose Deep Packet Inspection.
Në një postim në Facebook, Semanaj shprehet se DPI është një mënyrë që qeveria ta përdorë si një mjet censurë ndaj qytetarëve.
Eksperti i IT thekson se vendosja e DPI është një risk i madh për të dhënat e qytetarëve, pasi nënkupton kontrollin masiv të tyre, keqpërdorimin e të dhënave dhe mungesën e transparencës.