Prej disa ditësh qytetarët janë ankuar se uji “Lajthiza” ka pasur probleme këto kohë ku ujit i vinte era fekale dhe cilësia ka qenë skandaloze.
Qytetarët kanë adresuar shqetësimet e tyre në redaksinë e portalit Maska.al e cila ka mundur që të marrë një deklaratë nga kompania “Lajthiza”.
Edhe pse personi i cili na kontaktoj vetë nga “Lajthiza” u shpreh se nuk ishte kompetent(nuk mund të na jepte përgjigje zyrtare) për të na dhënë shpjegime për pyetjet që kishim teksa do na adresonte tek dikush tjetër, ai u shpreh se sa i përket problematikës së ditëve të fundit ata janë në dijeni dhe sipas tij gjithmonë kjo problematikë është zgjidhur, porn ë treg vazhdon që të jenë bidonat me ujin e pa pijshëm.
Qytetarët në rrjetet sociale janë shprehur se ujit i vjen era fekale, ilaçe etj..