Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ SKANDAL NË DOGANA/ Besmir Beja nuk mbledh 12.3 miliardë lekë borxhe nga Bankers Petroleum Albania Ltd, dosja endet nëpër zyra dhe përmbarimi bllokohet!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ SKANDAL NË DOGANA/ Besmir Beja nuk mbledh 12.3 miliardë lekë borxhe nga Bankers Petroleum Albania Ltd, dosja endet nëpër zyra dhe përmbarimi bllokohet!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një dokument zyrtar i Degës së Doganës Fier ngre dyshime të forta për mosveprim dhe dështim të administratës doganore në mbledhjen e mbi 12.3 miliardë lekëve detyrime dhe penalitete ndaj kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd.

Në qendër të kësaj historie del emri i drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili akuzohet për mosveprim në një nga dosjet më të rënda fiskale të viteve të fundit.

Sipas dokumentit, Dogana e Fierit ka shpallur kompaninë debitore për 3.095.566.890 lekë detyrim akcize dhe 9.286.700.670 lekë penalitete, duke e çuar faturën totale në mbi 12.3 miliardë lekë. Pavarësisht kësaj shume marramendëse, shteti ende nuk ka arritur të mbledhë detyrimet.

Shkresa zyrtare tregon se janë bërë njoftime, kërkesa për pagesë vullnetare, vendime për rikuperim me forcë dhe madje është siguruar edhe Urdhri i Ekzekutimit nga Gjykata Administrative e Lushnjës. Por në mënyrë absurde, kërkesa për ekzekutim nuk ka shkuar në përmbarim, pasi sipas dokumentit është dërguar gabimisht në sekretarinë e gjykatës “nga gabimi njerëzor”.

Ndërkohë, në vend që të ushtrohej presion për mbledhjen e plotë të detyrimeve, Dogana pranon se është lidhur një akt-marrëveshje vetëm për pagesën progresive të principalit, ndërsa penalitetet miliardëshe mbeten të pambuluara.

Dokumenti nxjerr në pah një administratë të paralizuar, ku dosjet sorollaten nëpër sekretari, aktet kthehen pas dhe urdhrat e ekzekutimit humbasin rrugës, ndërsa miliardat e shtetit mbeten të paarkëtuara.

Pyetja që shtrohet është direkte:

Pse Besmir Beja nuk po e çon deri në fund mbledhjen e këtyre detyrimeve? Kush po e mbron kompaninë nga përmbarimi? Dhe pse shteti tregohet i pafuqishëm përballë një borxhi miliardësh?

SPAK pritet të verifikojë nëse kemi të bëjmë me paaftësi administrative apo me një skemë të qëllimshme për të zvarritur arkëtimin e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar.

Tags: 12.3 miliardë lekë borxheBankers Petroleum Albania LtdBesmir Bejadosja endet nëpër zyraekskluzivepërmbarimi bllokohet!SKANDAL NË DOGANA
Previous Post

“Rruga angleze” në TikTok/ Si po reklamohen kalimet ilegale drejt Britanisë me oferta “low cost”

Next Post

Viruset e lashta po ‘zgjohen’ për shkak të shkrirjes së ngricave të përhershme: A duhet të shqetësohemi?

Next Post
Viruset e lashta po ‘zgjohen’ për shkak të shkrirjes së ngricave të përhershme: A duhet të shqetësohemi?

Viruset e lashta po 'zgjohen' për shkak të shkrirjes së ngricave të përhershme: A duhet të shqetësohemi?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al