Orges Shehi dje ka firmosur kontratën e re me Partizanin, me klubin e kuq, që ka në plan t’i besojë një projekt afatgjatë me synimin e shpalljes kampion dhe ecurisë pozitive në Kupat e Europës, ku do të kërkohet kalimi në grupe.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-trajneri i Tiranës ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026, pra për dy sezone e gjysmë.
Në kontratë është parashikuar një pagë prej rreth 7 mijë eurosh, me bonuse të konsiderueshme në rast të fitimit të titullit apo kalimit në grupe. Shehi tashmë ka vendosur një standard të tijin dhe është një nga trajnerët më të suksesshëm, por edhe më të paguar në vendin tonë.