Orges Shehi kërkon të ketë të gjitha kushtet e mundshme për të ingranuar sa më shpejt skuadrën sipas ideve të tij, por edhe për të njohur rendimentin e lojtarëve, si dhe personalitetin e tyre.
Klubi nuk ka hezituar t’i vijë në ndihmë në këtë aspekt dhe ka skeduluar zhvillimin e një minifaze përgatitore në Turqi, në qytetin e Antalias.
E sotmja është dita e fundit e stërvitjes për këtë sezon, teksa skuadra më 2 janar do të fluturojë drejt Turqisë. Në Antalia do të qëndrojnë deri më datë 10 janar, teksa përgjatë kësaj kohe do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. “Panorama Sport” mëson se kundërshtarët do të jenë azerët e Neftçi Baku dhe holandezët e Volendam.