Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ekskluzive/ Hetimi për kompleksin Partizani, detaji i pa raportuar nga media për ndërtuesin

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ekskluzive/ Hetimi për kompleksin Partizani, detaji i pa raportuar nga media për ndërtuesin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion finalizoi në fundjavë një urdhër arresti dhe masa kufizuese për dy personazhe të tjerë, në kuadër të hetimit që ka nisur 3 vite më parë për privatizimin e kompleksit Partizani.

SPAK ndaloi në mjediset e aeroportit “Nënë Tereza” dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, ndërsa paralelisht me të, iu komunikua masa “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim dalje jashtë vendit, biznesmenit Fatmir Bektashi.

Vëmendjen më të madhe e mori ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit SPAK dhe më pas GJKKO kishte vendosur masa kufizuese, të njëllojta me atë të biznesmenit Bektashi.

Shpejt debati u përqëndrua te procedurat, veçanërisht në rastin e ish-Kryeministrit, i cili ka edhe mandatin e deputetit. Dhe në këtë kuadër, lindi debati, që ende vijon, nëse SPAK duhej ose jo të kërkonte autorizim nga Kuvendi, për caktimin më pas të masave të sigurisë.

Personazhi që flitet më pak në media është pikërisht ndërtuesi Bektashi, i cili ashtu si edhe Berisha është mbi 70 vjeç, dhe ndoshta kjo është arsyeja sepse i shpëtuan një mase arresti më të rëndë nga Prokuroria Speciale.

Maska.al ka mësuar se Bektashi zotëron pasaportën gjermane, ndërsa prej vitesh jeton në Gjermani. Referuar të dhënave, të gjithë dokumentet që ka biznesmeni janë gjermane, kjo për faktin se Gjermania nuk lejon dyshtetësinë.

Në dukje një detaj i parëndësishëm, por në thelb GJKKO me vendimin e saj, i ka ndaluar ndërtuesit që të përdorë pasaportën dhe dokumentet e tjera identifikuese të vlefshme për të dalë jashtë vendit. Nuk dihet nëse ndërtuesi, i cili po hetohet bashkë me Malltezin dhe Berishën, për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave është ankuar ose jo, qoftë edhe te autoritetet gjermane për bllokimin e pasaportës, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, autoritetet shqiptare, përfshi edhe GJKKO, të kontaktohen dhe t’u kërkohet sqarim lidhur me shtetasin Fatmir Bektashi, me kombësi shqiptare, e nënshtetësi gjermane.

E ndërsa Bektashit, sipas vendimit të GJKKO, i është bllokuar pasaporta dhe çdo mjet tjetër identifikimi të lëshuar nga autoritetet gjermane, në anën tjetër ish-Kryeministrit Berisha nuk arrijnë ti dorëzojnë në dorë njoftimin për vendimin e Gjykatës.

Tags: Fatmir Bektashigjerman
Previous Post

Zbardhet fjala e Jamarbër Malltezit në seancë: Kam…

Next Post

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri)

Next Post
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri)

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri)

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al