Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një skemë e sofistikuar mashtrimi, e dyshuar se është realizuar me Inteligjencë Artificiale, është goditur së fundmi në Tirane. Në pranga kanë rënë babë e bir, Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, ndërsa hetuesit dyshojnë se pas tyre fshihen edhe persona të tjerë të njohur për mashtrime të ngjashme.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur.

I habitur dhe i shqetësuar, drejtori e ka hapur mesazhin, ndërsa vetëm pak çaste më vonë ka marrë një VIDEO CALL. Kur është përgjigjur, në ekran i është shfaqur kryeministri Edi Rama, me syzet karakteristike të kuqe që ai përdor shpesh në daljet publike.

Telefonata ka zgjatur vetëm disa sekonda. Aq ka mjaftuar që drejtori të besonte se po komunikonte realisht me kryeministrin.

Por menjëherë pas mbylljes së telefonatës ka mbërritur një tjetër mesazh:

“Rama jam, më dërgo 60 euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin të përfitonin përmes presionit dhe manipulimit psikologjik.

Fillimisht në panik, drejtori ka besuar versionin e servirur nga autorët, por më pas ka reflektuar dhe ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës organizoi menjëherë një operacion të mirëfilltë, duke inskenuar takimin në Elbasan sikur shuma do të dorëzohej. Pikërisht gjatë këtij operacioni ranë në pranga Kledis dhe Kujtim Muzhaqi.

Sot ata dolën para Gjykatës së Tiranës. 20-vjeçari Kledis Muzhaqi u la në masën “arrest shtëpie”, ndërsa babai i tij, Kujtim Muzhaqi, në masën “arrest me burg”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se hetuesit janë të bindur se babë e bir nuk kanë vepruar të vetëm. Dyshohet se pas kësaj skeme mashtrimi qëndrojnë edhe emra të njohur për episodet e mashtrimeve në Shqipëri.

Sipas burimeve për InfoNews, në hetim janë përfshirë edhe emrat e Lorenc Muçalliut, i arrestuar më herët për mashtrim, si dhe Florian Gjergji, person i shumëkërkuar për disa raste të ngjashme zhvatjeje.

Policia dyshon fort se imazhi i Edi Ramës në video-call është krijuar me Inteligjencë Artificiale, një metodë e re që po përdoret nga grupet kriminale për të manipuluar dhe zhvatur zyrtarë apo biznesmenë.

Rasti ka ngritur alarmin për përdorimin e teknologjisë AI në mashtrime gjithnjë e më të sofistikuara, ku një video telefonatë disa sekondëshe mund të përdoret për të bindur viktimat se po komunikojnë me figura të njohura shtetërore. /infonews.al/

Tags: call centerKledis muzhaqikujtim muzhaqimashtrimsignal
Previous Post

Përplasja me armë në Mamurras, i arrestuar djali i ish-deputetit të PD /EMRI

Next Post

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

Next Post
Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al