Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Denoncimi – Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia (VIDEO)

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ Denoncimi – Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një denoncim i rëndë ka mbërritur pranë autoriteteve dhe mediave, ku një familje shqiptare rrëfen një histori të gjatë kërcënimesh, presioni, marrjeje pasurish me forcë dhe pretendimesh financiare të pambështetura me dokumente legjitime, pasi ka pretendime të forta se janë të falsifikuara ose të marra në presion nën kërcënimin e armës, që sipas tyre daton prej vitit 2014 e vijon deri sot.

Sipas denoncimit, personi i përfshirë identifikohet si Skifer Ponari, i cili prej vitesh ushtron presion të vazhdueshëm ndaj familjes, duke pretenduar një borxh prej 500 mijë eurosh dhe duke kërkuar largimin e tyre nga banesa.

📌 Kërcënimet e fundit

Më 10 shkurt 2026, familjarët deklarojnë se kanë marrë telefonata të vazhdueshme, deri në 3–4 herë brenda minutës, nga Skifer Ponari, i cili kërkonte të fliste me nënën e familjes. Pasi iu komunikua se ajo ndodhej në spital, ai reagoi me fyerje dhe kërcënime, duke pretenduar se familja i ka borxh 500 mijë euro.

Kur iu kërkua të paraqiste akte ligjore, kontrata shitjeje apo prova bankare, ai ka refuzuar, duke deklaruar se “si i ka dhënë paratë, ai e di vetë”, dhe se nuk i detyrohet askujt shpjegime.

Sipas rrëfimit për Maska.al, ai kërcënoi se nëse familja nuk pranonte takim, do të shkonte vetë në banesë.

🏠 Paraqitja në banesë dhe ultimatumet

Po atë mbrëmje, rreth orës 19:00, Ponari është paraqitur te dera e banesës. Ai ka kërkuar të përballej drejtpërdrejt me vajzën e familjes, e cila nuk ka dalë për arsye sigurie. Komunikimi është zhvilluar vetëm me prindërit.

Gjatë këtij takimi, sipas denoncimit, ai ka kërkuar:

  • dorëzimin e një garazhi, duke pretenduar një tjetër “borxh” prej 5,000 eurosh

  • firmosjen e menjëhershme të dokumenteve

  • ka kërcënuar se do të kthehej të nesërmen në orën 09:00 për të firmosur “me dëshirë ose me forcë”

  • ka deklaruar se familja do të nxirrej nga shtëpia, duke thënë se “shtëpia është e imja”

Familja thekson për Maska.al se nuk ekziston asnjë dokument ligjor që vërteton pronësinë e tij mbi shtëpinë, dyqanin apo garazhin.

📂 Ngjarjet e vitit 2014–2015

Sipas rrëfimit, ngjarjet kanë nisur në vitin 2014, kur prindërit janë detyruar të firmosin dokumente nën kërcënim me armë zjarri.

Firmosjet janë kryer në një zyrë noteriale, ku ndodheshin 4–5 persona të tjerë, të cilët, sipas familjes, mbanin armë zjarri të dukshme dhe ushtronin presion të vazhdueshëm. Fillimisht janë bërë kërcënime ndaj jetës së prindërve dhe më pas ndaj fëmijëve, për t’i detyruar të firmosnin.

Një dokument u paraqit si marrëveshje aksionesh (5% në një kompani), por sipas familjes, në faqet e tjera – të cilat nuk u lanë të lexoheshin – përfshihej një detyrim financiar prej 500 mijë eurosh, i cili më vonë u përdor si bazë për pretendime ligjore.

⚖️ Procesi gjyqësor dhe përmbarimi

Skifer Ponari ka hapur një proces gjyqësor në vitet 2014–2015, duke pretenduar mosshlyerje borxhi. Familja deklaron se:

  • nuk është njoftuar për seancat gjyqësore

  • procesi është zhvilluar në mungesë të tyre

  • pas vendimit, ai ka përfituar të drejtën e përmbarimit

Sipas denoncimit, si pasojë:

  • është marrë një dyqan, pa akt shitjeje

  • është marrë një apartament, i kaluar më pas në përdorim të një personi tjetër

  • është marrë një automjet BMW

  • janë tërhequr 3,000–4,000 euro nga banka

  • përmes përmbarimit, prej vitit 2014 deri sot, i mbahet rroga nënës, duke i kaluar nga rreth 500 mijë lekë të vjetra në vetëm 200 mijë lekë

Familja pohon për Maska.al se asnjëherë nuk është informuar zyrtarisht për shumën e saktë të detyrimit apo për kohëzgjatjen e pagesave.

🚨 Denoncimi në polici

Pas kërcënimeve të fundit, familja bën me dije se mbrëmjen e 10 shkurtit 2026 ka bërë denoncim zyrtar në polici, duke kallëzuar kërcënimet, presionin dhe tentativën për marrje të pasurive me forcë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar sigurinë dhe për të hetuar të gjithë zinxhirin e ngjarjeve.

🔎 Pretendime për ndikim dhe presion

Sipas familjes, ndër vite janë bërë përpjekje të shumta për kallëzim penal, por ato janë bllokuar për shkak të ndikimit, korrupsionit dhe lidhjeve që, sipas tyre, ka pasur personi në fjalë me avokatë, gjyqtarë dhe struktura policore.

⏳ Situata aktuale

Aktualisht, sipas denoncimit, Skifer Ponari vijon të:

  • kërkojë para ose pasuri

  • ushtrojë presion për firmosje

  • kërcënojë me jetë, burg dhe nxjerrje nga banesa

Familja shprehet se jeton në frikë dhe kërkon mbrojtje institucionale dhe hetim të plotë të çështjes./Maska.al/

Maska.al disponon edhe një video ku ai e pranon se dikur ka bërë kërcënime me pistoletë, teksa shprehet se tashmë nuk merret më me atë punë, por vetëm me laps e letër.

Ponari-Sa karkaleca kanë parë veriorët në Tiranë

Zonja: unë nuk ngatërrohem me asnjë

Ponari-Më quajnë Skifer Ponari, pyet mirë kush është Skifer Ponari

Zonja: Pse të pyës?!

Ponari-Pyet kot

Zonja: Si të fillosh kërcënimet me pistoletë

Ponari: Jo jo nuk merrëm më, as me pistoleta as me kërcënime, vetëm me laps e letër.

 

Tags: maska.alPronaskandalSkifer Ponari
Previous Post

Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer!

Next Post

Moti sot/ Nuk ndalen reshjet, por me intesitet të ulët

Next Post
Moti sot/ Nuk ndalen reshjet, por me intesitet të ulët

Moti sot/ Nuk ndalen reshjet, por me intesitet të ulët

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

July 20, 2026
Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al