Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ekipi nga Kosova zë vendin e tretë në konkursin me 400 universitete, lë pas Harvard-in, Oxford-in

Editor by Editor
in Rajoni
0
Ekipi nga Kosova zë vendin e tretë në konkursin me 400 universitete, lë pas Harvard-in, Oxford-in
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ekip juridik nga Universiteti i Prishtinës ka arritur të zërë vendin e tretë në një konkurs ndërmbëtar ku kanë marrë pjesë më shumë se 400 universitete nga mbarë bota.

Ekipi në fjalë la pas universitete prestigjioze si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, etj. Lajmi është dhënë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në rrjetet sociale. Osman shkruan se është sukses historik dhe se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

“Sukses historik! Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.” – shkruan Osmani në Facebook.

Çfarë është konkursi ndërkombëtar Willem C. Vis

Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot ose Vis Moot është një konkurs ndërkombëtar.

Që nga viti 1994, ai është mbajtur çdo vit në Vjenë, Austri, duke tërhequr më shumë se 300 shkolla juridike nga e gjithë bota.

Është konkursi më i madh i gjykimit të arbitrazhit dhe i dyti më i madh në botë. Objektivi i diskutimeve të Vis Moot është të nxisë studimin në fushën e arbitrazhit tregtar ndërkombëtar dhe të inkurajojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të biznesit me arbitrazh.

Problemi për mosmarrëveshjen bazohet gjithmonë në një transaksion shitjeje ndërkombëtare që i nënshtrohet Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (i referuar zakonisht si CISG) dhe gjithashtu përfshin çështje procedurale të arbitrazhit si juridiksioni dhe kompetencat e një arbitrazhi gjykatës.

Diskutimi konsiston në paraqitjen e memorandumeve me shkrim si për pretenduesin ashtu edhe për të paditurin përpara fazës gojore të konkursit, megjithëse argumentet me shkrim nuk kanë asnjë ndikim as në raundet paraprake, as në fazat e eliminimit në fazën gojore.

Previous Post

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Next Post

Qerrata Gjekmarkaj

Next Post
Qerrata Gjekmarkaj

Qerrata Gjekmarkaj

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al