Friday, June 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Edmond Leka i Union Bank tendera korruptivë nga OSHEE, aktiviteti kriminal i lavatriçes së Familjes Berisha, disa evidenca dhe lidhje

Editor by Editor
June 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Edmond Leka i Union Bank tendera korruptivë nga OSHEE, aktiviteti kriminal i lavatriçes së Familjes Berisha, disa evidenca dhe lidhje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani e lidhur me Edmond Lekën e Union Bank, lavatriçen më epike të pastrimit të parave në Tiranë, ka krijuar një skemë të dyshuar korruptive me Operatorin e Shperndarjes së Energjisë Elektrike, duke monopolizuar shërbimin e mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit dhe të dhënave. Kompania S-Systems fiton që nga viti 2018 tenderat e OSHEE për sistemin e të dhënave dhe fiskalizimit, pa konkurrencë, me ofertë fituese gati sa fundi limit dhe kritere të përshtatura, elementë këto që ngrenë dyshime për një skemë të konsoliduar korrupsioni.

Tenderi i fundit me vlerë 500 mijë euro, për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit si dhe integrimi ndërmjet sistemeve të OSHEE për një periudhë 3 vjecare, është finalizuar në 29 maj 2025. Kompania S-Systems, me administratore Holta Orgocka, është themeluar në mars të vitit 2007 dhe është në pronësi të kompanive Arch Investor dhe UNION GRUP, me aksioner kryesor shtetasin Edmond Leka, një personazh i skeduar për pastrim masiv parash.

Përmes Arch Investor dhe Union Grup, Edmond Leka kontrollon një kartel kompanish, disa nga të cilat dalin në dosjet e SPAK-ut në skemat e pastrimit të parave. Në krye qëndrojnë Union Bank dhe Wester Union Albania, lavatriçet më të famshme të pastrimit të parave në Shqipëri, mbështetur edhe nga Wester Union.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Banka e Shqipërisë dhe asgjencitë partnere të zbatimit të ligjit kanë konstatuar me mijëra tranferta të dyshimta dhe me flamur të kuq nga Union Banka dhe Wester Union, por deri më sot, çuditërisht, i kanë shpëtuar veprimit të ligjit.

Union Bank është e ndërlidhur në raport pronësie, lëvizje parash dhe si kartel me Wester Union, Union Grup, Union Financiar, Media Union, Union Travel etj.

Pjesë e kartelit janë United Motors, United Transport, Albanian Cargo Service, Albanian Courier, Auto Master, Media Union, PLUS COMMUNICATION, Arch Investor, UNI-COM, Pluton Investor, S-SYSTEMS, Sesa, UNI-CONS, Geo Consulting, UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA, Paylink, Auto City, Arch Investor, E – BUSINESS SOLUTIONS, A S L- Construction 2, Automobile Touring Club Albania, Kato Vora Albania, Sicily By Car – Autoeuropa etj.

Disa evidenca

1. Dosja e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave të Jamarbër Malltezit me 17 kulla në pronën e tjetërsuar shtetërore ish Klubi Partizani, konfirmon edhe një herë se Union Bank shërben si lavatriçe e parave të pista të familjes Berisha. Sipas dosjes, kompania Homeplan, e skuestruar me kërkesë të SPAK si aset kriminal, kishte zgjedhur Union Bank për të kaluar paratë e pista në llogari të Jamarbër Malltezit, i arrestuar për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. 

Homepaln dhe Malltezi kanë përdorur Union Bank për qindra transaksione parash të pista, më shënim kontribut patriotik (bakshish), kalim fondi dhe ndarje dividenti. Vetëm gjatë periudhës gusht 2017 deri në dhjetor 2017, rezultojnë 80 transaksione përmes Union Bank. Paratë janë ndarë shuma prej 7 mijë euro për çdo transaksion, me qëllim për të mos tërhequr vëmendjen e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

2. Union Bank mbuloi me para në formë kredie korrupsionin dhe pastrimin e parave të Damir Fazlliç dhe Familjes Berisha, me pronat në Porto Romano, që bliheshin me para cash nga Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi me 10 euro m2, duke ia shitur menjëherë kompanive të Fazlliçit me 18 euro m2, gjoja për të ndërtuar një park energjitik.

Fazlliçi mori kredi me vlerë mbi 5 milionë euro në banka, me kolateral të rremë dhe projekt biznesi fals. Ndau para dhe pastroi para me Argitën dhe Jamarbërin.

Nga ana tjetër Berisha kryeministër  transformoi me vendim qeverie tokën e pavlerë kënetore në “park industrial” ku do të ndërtoheshin impiante të mëdha elektroenergjetike.

Toka në fjalë supozohej se do të përjetonte rritje të mëdha të vlerës, duke i siguruar pronarit të saj ndoshta dhjetëramilionë euro përfitime.

Me një “leje qeveritare” në xhep, Damir Fazlliç, nëpërmjet kompanisë së tij, Croën Acquisitions mori kredi në banka.

Dy elementë nuk janë anashkaluat deri më sot sa i takon aferës Fazlliç-Argita.

Së pari që skema u financua nga Union Bank e Edmond Lekës, edhe pse banka e dinte se kishte të bënte me një mashtrues dhe se kolaterali i Fazlliçit ishte vetëm në letra. Por, Union Bank financoi aferën dhe mbuloi pastrimin e parave, me sa duket në këmbim të pastrimit të parave nga vetë banka pa u trazuar nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe prokuroria që kontrolloheshin nga Berisha.

Së dyti, Fazlliçi përfitoi 1.7 milionë euro nga skema e rimbursimit të TVSH. Pra, nuk mjaftuan paratë që mori te Union Bank, pastrimi i parave dhe korrupsioni, por mori edhe para nga buxheti i shtetit.

3. Në vitin 2015, në media rrodhi një raport sekret i OSBE, me të dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale të kupolës politike të Tiranës dhe disa biznesmenëve, të cilët shërbenin si tunel i politikës dhe krimit për dërgimin e parave të pista në Evropë dhe në parajsat fiskale, por edhe për dërgimin e patave nga vendet e drogës në Shqipëri.

Në raportin sekret thuhet se “Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, përfaqësues i “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme….”.

Edmond Leka përshkruhet në raportin e OSBE si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

Gjatë këtyre viteve besohet se në ‘tunelin’ e Lekës kanë kaluar dhjetëra milionë euro para të pista, duke përfshirë edhe paratë e korrupsionit të politikanëve, krimit të organizuar, trafikantëve dhe ndoshta celulave terroriste. Sipas raportit sekret, Leka u jep një pjesë të parave partive politike për fushata, dhe kështu më pas siguron mbrojtje të aktivitetit në fushën e lëvizjes së parave të pista.

4. Agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, vetëm gjatë viteve 2007-2017, kanë konstatuar dhe skeduar 1132 transferta parash të pista të bosëve të krimit, në Unionin e Edmond Lekës, në vlera marramendëse. Një aktivitet më të konsoliduar në fushën e pastrimit të parave, Edmod Leka dyshohet se e kryen me bankën e tij të nivelit të dytë Union Bank. Western Union dhe Union Bank plotësojnë një njëra-tjetrën, ndërsa kotrollohen nga Edmond Leka.

5. Në vitin 2017, Union Bank u gjobit nga Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave me akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista. Edhe pse ndëshkimi ishte një masë qesharake ndaj Union Bank, sërish sinjali për prokurorinë ishte i mjaftueshëm për të nisur një hetim.

/Prapaskena/

Tags: Edmond LekaosheeUnion Bank
Previous Post

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

Next Post

Erjon Alibej tregon vrasjen e vëllezërve Haxhia: Nuredini u përgatit me ‘çunat’ e Fushë Krujës

Next Post
Erjon Alibej tregon vrasjen e vëllezërve Haxhia: Nuredini u përgatit me ‘çunat’ e Fushë Krujës

Erjon Alibej tregon vrasjen e vëllezërve Haxhia: Nuredini u përgatit me 'çunat' e Fushë Krujës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

June 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al