Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy projekte, shtatë vite, akoma pa terminal te kthesa e Kamzës. Si mashtroi Veliaj

Editor by Editor
July 7, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dy projekte, shtatë vite, akoma pa terminal te kthesa e Kamzës. Si mashtroi Veliaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet me pronësinë e tokës po mbajnë peng prej 7 vitesh ndërtimin e terminalit të autobusëve tek kthesa e Kamzës. Bashkia e Tiranës, që nga viti 2017, ka hapur dy procedura të majme tenderimi, por asnjëra prej tyre nuk ka mundur të finalizohet.

 “Si çdo gjë që bën Bashkia e Tiranës nakatoset politika, nakatosen gjyqtarë me masa sigurie, me letra false
hipotekash, me copa dhe çibanë të legalizuar ndër vite, por më në fund është sqaruar dhe ajo situatë dhe fillojmë dhe terminalin e madh te kthesa e Kamzës” – tha kryetari i bashkisë Erion Veliaj më 24 korrik 2022, duke sugjeruar se ishte zgjidhur çështja e pronësisë.

Sot, dy vite më pas duket se situata ende nuk është zgjidhur pasi ndërtimi i terminalit verior për transportin publik është shumë larg përfundimit. Këtë e konfirmon dhe vetë Bashkia Tiranë në një reagim ndaj redaksisë së Citizens.

“Për shkak të disa problematikave jemi akoma në fazë lirimi total të sheshit të ndërtimit, i cili është pronë e Bashkisë” – thotë Bashkia Tiranë.

Më janar të 2020 të gjithë autobusët e linjave të veriut dhe jugut u zhvendosën nga zona e njohur ish – Dogana te “Kthesa e Kamzës”, pas rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe.

Edhe pse janë dhënë 820 milionë lekë për tenderin e fituar nga “NOVA Construction 2012” shpk – “Ante-Group” shpk , mungojnë edhe kushtet më minimale të pritjes si stola, tualete, bankomat, biletari etj.

Nga platforma Open Data, ky tender është shënjuar me flamur të kuq, për shkak të skualifikimit të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Projekti “Ndërtimi i Terminalit Verior të Transportit Publik, Tiranë” ishte i parashikuar të përfundonte për 24 muaj kalendarik, çka do të thotë më 23 nëntor 2024. Teksa jemi pak muaj larg nëntorit në këtë terminal nuk ka nisur ende asnjë punim.

Dy projekte, e njëjta problematikë

Procedura e parë ishte një koncesion i vitit 2017, “Partneriteti Publik Privat Për Hartimin, Ndërtimin, Financimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Terminalit të Transportit Publik Tiranë”.

Sipas Bashkisë Tiranë, terminali do të ndërtohej bazuar mbi një procedurë DBOT (Design, Build, Operate, Transfer) ose “Projektim, Ndërtim, Operim dhe Transferim” dhe procedura do t’i lejonte ndërtuesit privat që të mblidhte të gjithë tarifat e hyrjeve/daljeve të autobusëve, të ardhurat nga qiraja me pakicë dhe tarifat e parkimit, në mënyrë që të amortizoheshin kostot kapitale fillestare, kostot operative dhe për të mbuluar shërbimin e borxhit.

Kohëzgjatja e koncesionit, sipas parashikimeve të studimit, do të ishte 35 vite dhe kishte një kosto prej 2 mld lekë. Por pa u nënshkruar kontrata, koncensioni i fituar nga “SALILLARI” SHPK & “HELLAS SERVIS” SHPK & “ANALYSIS COMPUTER” & “SERVIS SA” & “Klodioda” SHPK, u anulua.

“Komisioni gjithashtu kreu një proces të gjatë e të detajuar negociatash të Kontratës PPP, procedurë e cila nuk bëri progres për shkak të disa mospërputhjeve faktike të lidhura me pronën në të cilën do të ndërtohej Terminali. Për pasojë në Shkurt 2019, Komisioni vendosi ndërprerjen e procesit të nënshkrimit të kontratës” – konfirmon Bashkia Tiranë.

Megjithëse nuk ka zgjidhur ende çështjen e pronësisë, në vitin 2022 bashkia e Tiranës zhvilloi një tjetër tender për ndërtimin e këtij terminali.

Projekti aktual pas përfundimit të tij, do të duhet ti shërbejë 34 destinacioneve për zonën qendrore dhe jugore, si edhe 19 për zonën veriore të Shqipërisë.

“Terminali Verior parashikon 2 tualete (me 24 WC) si dhe 1050 vende pritëse për pasagjerët” – përfundon Bashkia Tiranë.

Deri atëherë qytetarët dhe 15 milionë turistët do ta përdorin terminalin në kushtet aktuale, që janë jashtë çdo standardi.

Autobusët për në Kosovë “xhiro” fillimisht në TEG

Ndryshe nga terminali verior, terminali i juglindjes tanimë është funksional. Gjithashtu me zvarritje në
kohë, i parashikuar të ishte në funksion brenda 2022, nisi punën në nëntor të 2023.

Linjat e transportit në këtë terminal lidhin Tiranën me qytete si Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Pogradecin, Korçën, Bilishtin dhe Ersekën. Më përpara autobusët e këtyre linjave ndodheshin pranë “Qytetit Studentit”.

Me kushte moderne, kafene, tualete dhe stola pritje, ajo çka vihet re është së të gjithë pasagjerët e këtyre linjave gjatë orareve pritëse mund të shfrytëzojnë ambientet e qendrës tregtare TEG.

Pa asnjë arsye logjike, edhe linjat e transportit për në Kosovë janë zhvendosur te ky terminal, ndërsa deri përpara pak kohësh qëndronin tek pallati sportit “Asllan Rusi”. Duke mos e kuptuar arsyen e shtimit të kilometrave për pasagjerët e Kosovës, e vetmja arsye bindëse mbetet të jetë shndërrimi i tyre në konsumatorë të qendrës TEG.

/Citizens

Previous Post

Vrau partnerin e ish-gruas/ Lihet në burg pa afat Xhuliano Miho: Jam bërë pishman!

Next Post

“Po vjen erë e keqe”/ Urbani i linjës Tiranë-Kamëz “shpërthen” në tym, pasagjerët zbresin me shpejtësi

Next Post
“Po vjen erë e keqe”/ Urbani i linjës Tiranë-Kamëz “shpërthen” në tym, pasagjerët zbresin me shpejtësi

“Po vjen erë e keqe”/ Urbani i linjës Tiranë-Kamëz “shpërthen” në tym, pasagjerët zbresin me shpejtësi

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia bën bilancin e muajit maj: 625 të arrestuar dhe 415 mijë euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e muajit maj: 625 të arrestuar dhe 415 mijë euro pasuri të sekuestruara

June 8, 2025
6 kg heroinë! Arrestohen 4 punonjës policie të kufirit në Kapshticë, pranga dhe drejtuesit të automjetit

6 kg heroinë! Arrestohen 4 punonjës policie të kufirit në Kapshticë, pranga dhe drejtuesit të automjetit

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al