Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë

Editor by Editor
December 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht në Institutin e Riedukimit të miturve në Kavajë me urdhër të gjykatave janë nën masën e arrestit ose po vuajnë dënimin 29 adoleshentë.

Duke kujtuar se këtu brenda shkolla është e detyrueshme për fëmijët e arrestuar, Marinela Alia, drejtoreshë e Institutit të Riedukimit të të Miturve rendit veprat për të cilat prokuroritë i kanë hetuar.

Në këtë panoramë të implikimit të fëmijëve specifik është arrestimi i tyre për vjedhje që disa herë i ka kthyer në recividistë.

“Veprat që dominojnë janë në fushën e drograve, më tej për plagosje ka edhe për vrasje”-thotë drejtoresha e Institutit të Riedukimit të të miturve Marinela Alia

Më i fundit që përfundoi në këto ambiente është Mario 14 vjeç që po hetohet për vrasjen e Martinit, nxënës në Shkollën Fan Noli, aty ku mësonte edhe autori i dyshuar.

Zonja Alia përshkruan portretin e fëmijëve që trajtohen në këtë institut dhe që janë hetuar në konflikt me ligjin. Disa prej tyre rezultojnë të vijnë nga familje që në një moment krize harrojnë të kujdesen për fëmijët. Të tjerë ndikohen nga interneti, bullizmi por edhe faktorë të njohur  si gjendja ekonomike

“Ajo ç’ka kam vënë re janë fëmijë që shtyhen edhe nga ndikimi i modeleve të këqija”-tregon drejtoresha.

Nga të dhënat që disponon TCH vitin e kaluar u identifikuan 2006 fëmijë në konflikt me ligjin, nga të cilët emrat e 746 prej tyre u regjistruan si të pandehur dhe që në vijim pati edhe aplikim të shmangies nga dënimi, këshillim ose paralajmërim me shkrim të vendosur nga gjykata për 282 fëmijë.

Për pjesën më të madhe gjykata vendosi shërbim prove me detyrimin për tu paraqitur sipas frekuencave që ka urdhëruar gjykata, apo me detyrimin që të ndjekin një kurs të formimit profesional.

Aktualisht nën shërbim prove janë 217 të mitur. Ndërsa vazhdon të mbetet problem mungesa e mekanizmave të tjerë që parashikohen në Kodin e Drejtësisë për të mitur./Tch

Previous Post

Donald Trump emëron Patel për të drejtuar FBI-në

Next Post

Përplasen dy makina në Lezhë, njëra shpërthen në flakë

Next Post
Përplasen dy makina në Lezhë, njëra shpërthen në flakë

Përplasen dy makina në Lezhë, njëra shpërthen në flakë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

June 10, 2025
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

June 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al