Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku është marrë zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.
Raportohet se hetimet kanë zbuluar së paku 10 praktika tenderimi të dyshuara për parregullsi, të cilat përfshijnë procedura fiktive dhe favorizime në dhënien e kontratave publike.
Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.