Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Nga “Noizy” te “Strategu”! Nofkat e grupit që sulmoi ‘klanin’ Bajri në Shkodër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Dosja e SPAK/ Nga “Noizy” te “Strategu”! Nofkat e grupit që sulmoi ‘klanin’ Bajri në Shkodër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një iPhone 13 Pro në përdorim të, Arsen Cenit, i shërbeu SPAK-ut për të zbuluar mënyrën se si ka funksionuar grupi Prendi në sulmin me armë zjarri ndaj grupit Bajri në gusht të vitit 2024.

Nga këqyrja e të dhënave rezultoi se Arsen Ceni ka kryer disa biseda në aplikacione të ndryshme si Signal dhe WhatsApp.

Nga bisedat e publikuara vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri-tjetrin, si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë.

Më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu”, ashtu siç është i regjistruar edhe në aplikacionin WhatsApp, ku përdor numrin e tij.

Andrea Prendi është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i automjetit Audi Q8, të cilin e kanë në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni).

Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy”, ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”.

Pjesë nga dosja

Nga këqyrja e të dhënave në lidhje me aparatin e telefonit iPhone 13 Pro në përdorim nga shtetasi Arsen Ceni, u përftua se ky shtetas ka kryer disa biseda në aplikacione të ndryshme si Signal dhe Whatsapp ku ka përdorur numrin e telefonit +3935004…. .

Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri tjetrin si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë, dhe më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu” ashtu si është i regjistruar edhe në aplikacionin Whatsapp ku përdor numrin +3935004…., Andrea Prendi, përdorues i numrit telefonik +35569511…. është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i autoveturës Audi Q8 të cilën e ka në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni), Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy” ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”.

Më konkretisht, shtetasi Arsen Ceni është shoqëruar në DVP Shkodër për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e datës 23.08.2024 në Rranxë.

Pyetur nga personi me pseudonimin “Cavalli” (i cili dyshohet të jetë Andrea Prendi) me numër +3460767…., se cfarë kishte deklaruar Arseni në polici në lidhje me autoveturën Audi Q8 që është sekuestruar, Arseni thotë që ka deklaruar se e ka blerë me kursimet e emigracionit pasi ka jetuar prej kohësh në Itali bashkë me familjen.

Ndër të tjera Arseni i thotë bashkëbiseduesit se ka merak të hiqet sekuestro nga automjeti dhe t’a parkojë në shtëpinë e tij dhe të largohet. Madje i thotë bashkëbiseduesit se mund të montojë edhe një telekamer që ai mund ta kontrollojë në distancë, por bashkëbiseduesi i thotë se nuk është e rëndësishme sepse ai do kthehet së shpejti në shtëpi.

Gjatë komunikimeve me përdoruesin “Cavalli”, Arseni i tregon se gjatë deklarimeve është goditur në kokë nga një punonjës policie pasi nuk i jepte kodin e aksesit në telefonin e sekuestruar.

Ndërsa “Cavalli” e qetëson dhe i thotë se mos të shqetësohet pasi nuk do i ndodhi asgjë sepse asnjë person nuk do hapi kamerat e zonës për të parë lëvizjet e tij gjatë ditës së mëparshme 23.08.2024 kur ka ndodhur ngjarja.

Gjithashtu “Cavalli” e pyet Arsenin nëse në BMW janë gjetur gëzhoja nga forcat e policisë që kanë ndërhyrë në vendngjarje por Arseni nuk është në dijeni të këtij detaji. “Cavalli”, i thotë Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll dhe Arseni i përgjigjet se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe “Kapedani” që duhet të jetë Pjetër Prendi (alias Dragoti).

Ndër të tjera Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve sëbashku me “Noizyn” për të bërë roje se mos vjen dikush dhe ka në dispozicion një cifte me disa fishekë dhe “Cavalli” shprehet se “po tbani roje fratelo….kot ajo pune…po he…se thojn na kan gjujt diten lene ma naten”.

Të nesërmen me datë 25.08.2024 “Cavalli” është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave. Arseni pasi afrohet tek zona me kamera e qetëson pasi sipas tij kamerat nuk kanë këndvështrimin andej nga mund të identifikohet kalimi i mjetit BMW dhe në atë moment “Cavalli” shprehet se “ishalla skapin” “se pshton dhe Aleksi” “se mu mhajn k…” “Se vec njajo kamer asht tan problemi”.

Për sa i përket ditës së ngjarjes Arseni i thotë Cavallit se personat me automjete të blinduar që kanë shkuar në Rranxë, mund të kenë qenë në zonë që një natë më parë për të marrë informacion se ku banonin vëllezërit Prendi dhe më konrektisht i shprehet se “Se ndejta me Jonin pak par me tha se kishte nigju se ishin sjell qysh nade ato” “Edhe i kishte than Fatjoni se kishte ken nje pajton knej sterr i zi” “Edhe at dit kishin pyt ner cunaj per ty e Kapedanin“, ndërsa “Cavalli” i përgjigjet “E kan gjet mir shpin” ndërsa Arseni kundërpërgjigjet se “jan da mir me aq”.

Gjithashtu “Cavalli” është i shqetësuar për dicka që Arseni duhet të fshihte pas ngjarjes së dates 23.08.2024 dhe e pyet Arsenin “a jan lerg ato qe ke mshef” “apo sdin gja”, ndërsa Arseni i përgjigjet “1 aty ku i kam meshe ather”, “Tj pa shku te toka Agimit ne krah te majt ne ferra“.

Pasi është këqyrur ky sms nga ana e organit të akuzës është urdhëruar policia gjyqësore të identifikoje se cfarë mund të jetë fshehur në këtë vend të përcaktuar nga Arseni dhe janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja fishekësh të cilat janë dërguar për të kryer ekspertimin në Policinë Shkencore dhe akti i ekspertimit balistik të gëzhojave nr 1332 datë 12.02.2026 nuk rezulton që gëzhojat të përputhen me ato të konstatuar në vendin e ngjarjes.

Në datë 26.08.2024 Arsen Cani bashkë me shtetasin Klaudio Malocaj, është duke transportuar shtetasin Gëzim Prendi për në aeroportin e Rinasit pasi duhet të niset për në Itali për t’a larguar nga Shkodra.

“Cavalli” i kërkon Arsenit të kthehet me taksi nga aeroporti nëse Malocaj ka ndonjë impenjim tjetër dhe nuk mund ta presi. Ndër të tjera, Arseni ka marrë në përdorim një autoveturë Mercedes A Class në emër të Ilda Prendi (motra e vëllezërve Prendi) dhe po i vesh xhamat me ngjitëse të zezë për të mos u diktuar kur qarkullon në rrugë.

Previous Post

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

Next Post

Turi Çiklistik 2026/ Akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

Next Post
Turi Çiklistik 2026/ Akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

Turi Çiklistik 2026/ Akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al