Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja “5D”/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosja “5D”/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 zyrtarët e Bashkisë Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimet për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’ duke shpallur fajtorë 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

GJKKO dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie. Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

sh-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere, ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronarë faktikë të kompanisë “5D”.

Kujtojmë që më 28 maj, GJKKO dënoi po për këtë çështje edhe drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të tjerët, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera.

Tags: 5DBashkia TiraneGjkko
Previous Post

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Next Post

Dëshmia/ Erion Alibej: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

Next Post
Dëshmia që rrëzon shtetin, i penduari, Erjon Alibej: Si mora rolin e shtetit pasi më vranë vëllanë, kontrolloja…

Dëshmia/ Erion Alibej: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al